Ne nje reagim te saj, gazetarja dhe aktivistja e njohur Rezearta Çaushaj ka reaguar ne lidhje me situaten e krijuar ne PD pas humbjes se zgjedhjeve:
"Basha ka vendosur te mbaje me gajret militantet, derisa te fillojne pushimet e veres.
Kete do ta beje me ate tezen 'nuk pranojme zgjedhjet".
Kjo do te zgjase derisa te mandatohet qeveria ne shtator, kur ai te vendose qe te futet ne parlament "per te miren tone".
Pa njohur zgjedhjet!
Do te futet ne Parlament pa njohur zgjedhjet.
Te gjitha keto do t'i beje vetem per te ruajtur karriken e tij, ne fakt.
Rama ka filluar pergatitjet per zgjedhjet lokale nderkohe.
Cfare situate shpresedhenese!"
Dhe cfare duhet te beje Basha ne kete rast? Pastaj me tej ajo vazhdon me komentin e saj:
"E THJESHTE: TE IKI! TE HAPE RRUGE PER REFORMIMIN E PD-SE DHE TE HEQE DORE NGA VENDIMET AS MISH, AS PESHK, POR EDHE MISH, EDHE PESHK.
NESE DESHIRON QE PD TE BEJE DIFERENCEN ME RAMEN.
Nuk e ha njeri me ate "Ne jemi burra me te mire, packa se nuk e kemi treguar ndonjehere."
Ka patur raste te arta te tregoje se kishte merak interesin publik, i ka braktisur te gjitha kauzat me justifikime qesharake dhe ka ruajtur karriken e vet.
Nuk kenaqet me njeri me kete!
Ose PD kthehet ne gare si parti serioze, me ndryshime ne lidershipin e saj ose te na rroje Rama se aty do ta kemi.
Ka ikur koha kur fiton me premtime boshe.
Perkunder premtimeve boshe, shqiptaret preferojne te shesin voten. Te pakten, perfitojne dicka.
Opmerkingen