Te lexosh statuset e analisteve mënëzë në rrjetet sociale të PD-së, duket që këta mendojnë se të gjithë duhet të punojnë për rrëzimin e Ramës me qëllimin e vetëm që të vijë PD në pushtet. Kjo është emergjente, thonë. Nuk mund të humbasim me idera, demokraci të brendshme partiake, mbajtje premtimesh e koherencë.
Jo, ore jo!
Ndryshimi i Kodit Zgjedhor është emergjenca kombëtare.
Jo numri i komisionereve partiak e qeveria teknike e dërr-vërr!
Ndryshimi thelbësor i Kodit Zgjedhor, që t'i hiqet pushteti kryetarit e t'i jepet qytetarit; nëse nuk jep efekt direkt në zgjedhjet e ardhshme, pas 5 vjetësh do të funksionojë patjetër.
Merreni karriken e Edit se nuk e duam!
Duam që kur të vini te karrikia e Edit të mos bëheni si Edi dhe nuk kemi ndërmend t'ia lëmë shansit kesaj radhe.
Duhet t'i hiqet pushteti kriminelëve të krahinave dhe t'i jepet qytetarit.
Duhet t'i shtyjmë partitë të konkurrojnë me figura të pastra, njerëz me ide e eksperiencë; njerëz që rrojnë qosheve të partive se nuk kanë mjaftueshëm para apo lidhje me të fortë e oligarkë.
E përsëris, mbase Kodi i Ri për një sërë arsyesh nuk do të japë efektin në zgjedhjet e ardhshme, por një gjë është e sigurtë:
NËSE E LËMË NË DORË TË PARTIVE KRYESORE, TË CILAVE NUK U INTERESON NDRYSHIMI, SHQIPËRIA KA PËR TË NGELUR NË VEND TË PAKTEN PËR 15 VITET E ARDHSHME.
Duhet ta ndryshojmë Kodin tani dhe duhet ta bëjmë ne!
Kjo është kauza e kauzave.
Comentários