top of page
Search

Rezearta Çaushaj: "Më mirë të jesh i sigurtë, se sa të pendohesh"

Shoh lloj-soj ironirash me shqiptarët që kanë marrë furnizime e kanë zbrazur supermarketet. Unë kam një javë që i kam marr furnizimet serbes-serbes.

Shoh edhe lloj-soj ankesash për mbylljen e shkollave dhe patjetër që ka një shqetësim real për punën e prindërve, që duhet të ishte marrë parasysh. Përtej kësaj, e quaj hap të nevojshëm duke gjykuar përparimin e situatës në shtetin fqinj.

Në Itali, paçka se pati një pjesë që u izolua dhe e mori seriozisht, ka patur një pjesë të madhe të atyre që morën lehtë dhe kanë levizur normalisht në rutinën e tyre tërë keto javë. Sot, si autoritetet dhe personazhe të njohur e mjaftë të ndjekur, kanë bërë thirrje që situata me Covid-19 të merret shumë seriozisht e njerëzit të qëndrojnë brenda. Sepse ky virus PËRHAPET shumë shpejt dhe izolimi është mënyra më e sigurtë për ta kontrolluar. Ndaj lëreni cinizmin mënjanë dhe të ndërgjegjshem e me qetësi, bëni një plan se si të shmangni sa më shumë daljet si dhe takimin me njerëz. Fill pas daljeve, fishek dizinfektohuni. "Më mirë të jesh i sigurtë, se sa të pendohesh" - thonë amerikanët. Nuk ka nevojë për panik, por frika kapërcehet kur secili bën pjesën e vet, për të mbrojtur veten dhe komunitetin.

Comments


bottom of page