Shqipëria maksimumi mund të jetë vend tranziti. Pse? Sepse fondet që do të allokohen nga BE për to, do të vidhen dhe kjo do të përkthehet në kushte të këqija jetese në kampe. Për t'i shpëtuar kushteve të jetesës, emigrantët do të dalin nga kampet dhe do të tentojnë të hidhen në perëndim, duke favorizuar trafikun e qenieve njerëzore.
Në fakt, është e arsyeshme të besohet se kjo do të ndodhë pashmangërisht edhe sikur kushtet në kampe të jenë normale.
Pjesa që nuk do te ketë mundësi të iki, do të tentojë të sigurojë jetesën këtu, një vend i cili nuk u siguron dot jetesën qytetarëve të vetë.
Për të mos folur për faktin se jemi kultura të ndryshme dhe është e natyrshme që emigrantët të shihen me dyshim e me drojë.
Një pjesë tjetër e emigrantëve, për arsye nga më të ndryshmet, janë potencialisht kontigjent krimi. Po, janë!
Nderkohë, Shqipëria nuk po mundet të luftojë krimin që prodhon vetë.
Comments