top of page
Search

Rezearta Çaushaj: "Karantina nuk funksionon nëse masat shoqëruese janë të paqarta apo  pakuptueshme"

Jam plotësisht në favor të izolimit, distancimit shoqëror e karantines (Nuk ka alternativë tjetër sistemi jonë shëndetësor- konsideratat ruajini!) por nuk mund të mos vë re se ç'do ditë që kalon, masat e qeverisë bëhen më të mjegullta e me pa kuptim.

- Kufizimi i orarit të lëvizjes në orare të caktuara vetëm sa ndikon në dendësimin e lëvizjeve në rrugë orët e lejuara, duke shtuar rrezikun e infektimit; - Kufizimi i lëvizjeve për drejtuesit e automjeteve është prapë pa kuptim sepse prapë, shton numrin e njerëzve në rrugë;


- Ka një informacion të gabuar që qarkullon dhe ndjej nevojën ta sqaroj: qeveria NUK ka ndaluar lëvizjen jashtë shtëpisë, ajo ka ndaluar grumbullimin dhe njerëzit janë prapë të lejuar të dalin për të blerë ushqim, shkuar në punë apo arsye të tjera që mund të jenë të domosdoshme;


- Thënë kjo më lartë, është e PAKUPTUESHME përse nervozoheni teksa shihni njerëz nëpër rrugë;

- Është akoma më e PAKUPTUESHME sepse ende vazhdoj të shoh statuse turpëruese për ata që u furnizuan me ushqime (1. qe qartësisht do të rrijnë në shtëpi dhe 2. qartësisht është më e sigurtë të shkosh një herë në market se sa përditë), ndërsa nga ana tjetër indinjohen me ata që shohin në rrugë;


- NJERËZIT JANË NË PUNË: në zyra, banka, call center, fasone, markete, ushqimore, tregje etj.

Pra, nuk është çudi që ka njerez në rrugë sepse nga një anë masat konfuze, nga ana tjetër kjo mantra "Duhet të rrini në shtepi! (por s'ka gjë nëse shkoni në punë)" krijon një siguri të gabuar te njerëzit se gjendja nuk është aq keq.

Ndaj, masat duhet të jenë të qarta, të prera, të mirësqaruara dhe të kenë kuptim. DHE DUHET BËRË E QARTË QË SITUATA ËSHTË SERIOZE DHE PO, KA VEND PËR FRIKË.


Comments


bottom of page