Gëzuar miqve të mi zemërbardhë,
dymijë e njëzetën e paçi të mbarë,
ndonëse nga jeta një vit do marrë!
Gëzuar për ju mentarët mësues,
në qiellin e dijes përherë vezullues,
e tretët gjithë jetën si qirinj ndriçues!
Urim edhe për ju shokë shkrimtarë
që mbillni plot lule e ferra në arë,
mos prisni fruta nga secila farë!
Gëzuar dhe juve o njerëz naivë,
Viti i Ri ju sjelltë një këshillë:
kurrë mos i thënçi janarit prill!
Gëzuar të mirëve, shtim të mbarëve!
Lumturi fëmijëve, shëndet baballarëve!
Paqe gjithë Tokës, begati shqiptarëve!
Comments