RIMISHËRIM
Pendëkorbi të zinj,
të butë si mëndafsh,
të gështenjtë, të artë.
Flokët tanë në shekuj,
me erën fluturojnë.
E shkuara, e ardhmja, e tashmja.
Si robinja haremi gjunjëzohen
para sulltanit të botës,
me emrin njërrokësh Fat.
I njëjti shpirt
fluron në trupa
e flokë të ndryshëm.
E njëjta derdhazë molekulash
Në hapësirë.
Duart që rinjihen në përjetësi.
Dashuri ka ekzistuar dhe më parë.
Rimishërim.
Vetëm një jetë nuk
mjafton...
Comments