Nga Alush Avduli
(Meditimet e një lexuesi të thjeshtë për ‘’ Kryeministri i reve’’ roman me dy vëllime i shkrimtarit Pajtim Çaushi).
Pse kaq heshtje për vlerat?!.. Nuk pikëllohem, jam.
Mbase ngaqë tërë jetën ndjehem i rrethuar nga injoranca kam përshtypjen se sasia nuk dinë të lëçitin.
Për të, lëçit do të thotë përshtat të thënat e shkrimtarit në veten time, por për cilësinë që njeh artin e leximit do të thotë ndryshe. Ngulmoj. Pak dinë të lexojnë dhe më pak të shkolluarit e palëvruar, pikërisht si të tillë, gjasojnë dashnorë të djegur të mosvijimit dhe më tepër të përgjithësimit, të analizës dhe shpjegimit në shterime. Përgjithsim përkthehet mos-lexim.
Të analizosh e shpjegosh do të thotë nuk ke ndjer kënaqësinë estetike, substancën e terrtë të krijimit si mos ligjërim. Jemi vetëm ajo që na serviret të jemi, egzistenca skematike të një lirie në shpërdorim të pacipë për pandryshimet.
Të panginjur me qartësi, fuksionojmë me qartësi në ethe edhe pse asnjë dritare e hapur. Sa shumë po zhgarravitet në kohë kartmonedhe , se koha si flori është e ‘ ‘vjedhur’’ nga të talentuarit. Pirg rrëfimesh në ronitje. Torturë për pastruesit e mbeturinave të publikuara. Libra si libra për familjen, për lagjen, fshatin, kurbetin si qarje në hipokrizi, për patriotizmin si teatër,për zhvatjen,jashtëqitjen, provincën.. derte si derte.. mobilizime gërmash për shtigje dhish që s’kanë për tu bërë trotuare... idiotizëm energjik... mastrubime para pasqyrës ,gjepura që infektojnë.. më thjeshtë Hajvanë ngaqë nuk gjej dot fjalë më të respektuar për të shprehur injorimin. Vetëm një gjë është shkrimsim i mrekulluar për ta , dorëheqja prej tij.
Si mizëri mbrohen me të gjitha dredhitë kundër vlerave e harresës , me reklamat, me vetmburrjet në shpërdorim, me titujt, liket ,pozicionet e karrikes, me promovimet, mashtrimet, shkërdhimet, laurimet apo fotografimet me njësha idhuj dhe... dhe si mos- letërsi antagonizëm kufome produkt për arkivolin shtatzënë. Shërbesa dje, shërbesa sot, shërbesa mot.. . Një sy u është verbuar nga terri, tjetri nga drita. Përfundimi njëjtësi: aventura e vështrimeve mungesë.
Të gjithë së bashku se drejtojnë një zdrukthtari mobiljesh . Mos vallë nuk kam të drejte?! Por kam të drejtë të mos kem edhe të drejtë, ngaqë përcaktimet janë të lira të mos të jenë edhe përcaktime. Ah, sikur të mundja do ta mbysja të keqen në të vjellën time. Të jem vetëm një grimë Xhojs t’i mëshoj përgjumjes së vikatjes: Është koha e një kurvimi të kapitur që kërkon qorrasi perëndimin e saj... Kaq mjafton për keqtrajtimin e heshtjes. Tani meditimet të qetësuar i bredhëroj në anën tjetër për të theksuar tjetërsoj se ‘ ‘ Kryeministri i reve’’ i Pajtim Çaushit është një kundërvënje e thellë e së dukshmes si rrafsh sipërfaqsorë , jeta e përhershme e njeriut si jetë turme, ngaqë personaliteti humbet në modelin që ofron politika, socologjia, propoganda, mos-kultura... të gjitha këto dirigjime të pjesës të zgjedhur për pangopësinë dhe abuzimet.
Ndaj tema, përmbajtja, lënda letrare në romanin në fjalë është amorale e ‘ ‘pandenjë’’: ngjarje të ndodhura, imazhi nudo i një tranzicioni në paralizë, gjëndja e të pëgërës ‘ ‘elitare’’ dhe e së tërës nga e fshehta në shpërfaqe, epërore e strehuar tek injoranca. E tashmja që fyen mëvetësinë.
Po që të fyesh duhet të bëhesh më e mirë nga fyerja. Vetëm tejkalimet mohojnë. Thelbsorja në jerm pohon: Se një familje, një fis, një komb e më tej, që pushon zhvillimin e arsimit, kulturës, qytetrimit përgatit vdekjen e shpejt. Ngathtësitë si gjarpërinj bullar festojnë, kanë kujtime të bukura çastet që ndrrojnë lëkurën, kamelone atë të ngjyrave. Shkëlqimi në ethe i sëmurë, pa shërim niset sot edhe kthehet dje. Shëmtyrë e hatashme Markezjane si yjësore e agullimit të saj. Pakësimi dhe shtesa në harmoni. Jeta e hapur e konservave si një popullat e tërë në kutërbim të neveritshëm, me pseudokulturën sa gojë mëthe-të thash, në zhurmë xhungle. Libra të veçantë si ‘ ‘Kryeministri i reve’’ janë jetimë në krahasime .
Të mbrojtur nga mosdukja në bashkohësi na dëshpërojnë më shumë, se na detyrojmë të këqyrim papërkryerjen tonë që na shfaqet tejet e përkryer po kështu edhe indiferncën me mure të ngritura të sotshmërive me bollëk, për vlerat e vërteta. Duke perifrazuar një tjetër do të tonoja se ‘ ‘Kryeministri i reve’’ është trupi i njerëzimit plot zjarr, demonë e putana dhe mëndësia e tij në shërbim sa të përkohshëm, aq të lavdishëm të zorrës së verbër. Sa shumë përqeshje, mashtrime, vjedhje, zhgënjime, tepëri orgjish për të klithur se asgjëja është totalisht e mbuluar. Ku qejfet atje një qejf i ri, ku taksat më tej kryetaksa... ku vjedhja një tjetër vijim... Sërishmi si fanitje politikanoxhonglerët që hedhin e presin shpirtrat njerëzor. Ndyrësitë risi nga që morali ja ka mbathur... Pusht-eti vjen nga masa, po ku shkon?! Hajde gjëja pytjes përgjigjen në lirinë si tepricë lirie. Jo si këkesë për vëmëndjen, por më tepër për hir të përmbushjes së meditimit po sjell në vazhdim mendime-turbullirë, përshkrime,fraza të qëmtuara nga romani . Psh. kaosi gjuhësor si : ... trallisje, gumëzhitje, përpëlitje. Mendime, gjysëm mendime,çerek mendime, hiçmendime... sillen në lëmin e trurit si kuaj të gjymtuar... Mbase nga miti trillues i tërmetit. Kryeministri si Kryeaktori apo Kryepersonazhi: Mendimin e çon ngado, por vetja i mbetej në vendnumëro. Bashkësia e njerëzve, që nga më i zgjuari e deri tek më idioti, presin intelektualët... Nil sub solem!(Asgjë e re në këtë diell)... Eh, të fjeturit dhe të vdekurit janë vetëm piktura. Krevati kryeministror: Kurvari dhe kurva në kurvëtore. Epitetet në bollëk ulërinë: cjapministër... kokoshministër... si kryeministër... kodosh... Epshi në harxhim hungërinë: Denisa... Denisa... mos u fryfsh, moj amvisë e orgjisë. Më tej taksa qesh e ngjesh. Beqaritaksa, taksa idiote, kryetaksa do të thosha unë. Urdhëri i kryeministrit: shteti cop e trok, krijoni re dhe i tatoni zotëri! Dhe paaftësia në drejtim si: Ti o Met që s’di këndim je ministër për arsim... ministri mëndjes Meti ose hiç burri i Denisës. Në faqe të tëra të këtij romani të mrekullueshëm mëson se: Femrat kanë nxjerrë brirë të mëdhenj. Lakmojnë, provokojnë, gëzojnë,pllenojnë, verbojnë... ojnë...ojnë...ojnë. Instiktet në mësimje me shkërdhime... shpenzimet qeveritare në qejfe dhe leverdi. Leksiku në rënkim për ata që jetojnë poshtë... Eh, popull i shkretë që më je si farëzat e kungullit të kalbur. Dy ministret e kabinetit në hakrrim: Po deshëm ne femrat e bëjmë ushtrinë shtri, të mos e mbajnë këmbët si plakun pa fuqi.. Gjuha në kaos, përqeshja në alarm: E fshehta u shfaq. Nga një seancë parlamentare: Gjithshka përmbledh hipokrizinë, makutërinë, dyfaqësinë, marrëzinë, komedinë... një gjë pati mangut ndershmërinë. Rroftë Beqaritaksa... Poshtë beqaria!.. Poshtë kurvëria- bërtet Putana a Kryeparlamentit si sharje mjerane, sharlatane, paturpësi. Roman i pëlqyeshëm për potencën, për impotencën ndryshe ... sikur murmurisin drejtoria mashkullore beqarore, transeksualët dhe gjithë aparatçikët si Zarftori që mbyll e hap zarfat, beqar pashpresë. Pullatori si Donzhuani shtesë... Shtoj unë: U shfaqën edhe homoseksualët për të shlodhur vaginat.
Mori personazhes të spikatur artistikisht të zhytur në mëkate, si gjallesa produkt i një shoqërie që vuan zbrazëtinë e saj në delir. Tejet apati, marrëzia si mënçuri. Thua djalli ta marrë jetën dhe ata që e jetojnë. Kulmore satira në aktivitet: Krijimi si fars e mazhorancës për të shpallur themelimin e Partisë Mashkullore-Beqarore shkurt P.M.B... P.M.K , për verbërinë në rrjedhë mund të lexohet edhe P.P.SH..... opozitare apo si transparencë , shpërndarje e hirit në optikën e turmës. .. Dhe si epilog i romanit , apologjia e kryeministrit të reve: Do t’i ndreq të gjitha në mandatin tjetër.
Tautologji e mashtrimeve. Fundi i ngakuar me drejtime të mëparshme. Për romanin ‘ ‘ Kryeministri i reve’’ të krijuesit, prozatorit të talentuar Pajtim Çaushi mund të meditosh gjatë, por ato që e bëjnë vlerë të pazakontë letrare dhe tej kufirit të kombësisë janë pjekuria artistike dhe veçanrisht gjuha. Gjuha si brendi gjuhësore, energji domethënse që gjallon gjithë lëndën letrare. Pëlqen të jetë më mirë në dehje se sa e ngjashme me realen, gati inegzistente, si fantazmagorike eterike në jerm. Në qetësi e shqetësuar. Sa në mugëtirë, njëherësh në dritë. Kryqëzimi i arsyes me mos –arsyen për ringjalljen e saj. Si përfytyrim destrukturaliste. Si mundësi mënyrash, polindrome, mitike, në kumbime me jehonën që ëndërron largësitë. Krijuese ligjëron si rendje jetën e saj për asnjë vendosje.
Në indinjatë alegorike me shigjetat e sarkazmës shënjuese me synime trashendale. Prani në fshehje për lexime mjerane. Kësisoj nuk është asnjëherë e çastit që ikën. Në ketë begati gjuhësore ‘ ‘ Kryeministri i reve’’ bukuri e stolisur mbi negativ, roman i madh i satirës politike.
ALUSH AVDULI
Comments