top of page
Search

Rregulla praktike për ventilimin natyral tek objektet e vogla

Përgatiti: Ing.Anxhela Qyshka

Para së gjithash, duhet të kuptojmë se ventilimi natyror kryesisht përdoret për shtëpi të vogla, jo për ndërtesa të mëdha.

Ky sistem funksionon duke siguruar dritare, dyer, hapje të vogla dhe ventilatorë në një vendndodhje të duhur të çdo shtëpie. Rregullat e mëposhtme duhet të merren parasysh për të arritur një ventilim të mirë natyror në ndërtesa.

1. Hapjet e hyrjes (nënkupton hapjen që marrin ajër nga atmosfera) duhet të vendosen në atë mënyrë që të gjithë pjesën e dhomës të ventilohet në mënyrë të barabartë. Hapja e hyrjes duhet të jetë e vendosur në drejtim të veprimit të erës dhe në një kuotë sa më të ulët të mundshëm.


2. Hapja e daljes (e cila ndihmon që ajri i ngrohtë të dalë nga dhomat) duhet të vendoset afër tavanit në muret anësore të dhomës. Ajo mund të vendoset edhe në çati, por me kushtin që hapja hyrëse të jetë më e madhe.


3. Lartësia e dhomës ndikon gjithashtu në ventilimin. Sa më shumë lartësi të ketë dhoma, ajo jep ventilim më të mirë krahasuar me një dhomë me ambjent të ulët.


4. Ventilimi përmes dritareve mund të përmirësohet duke përdorur deflektorët , radiatorët etj.


5. Duhet të sigurojë që nuk ka ndonjë pengesë në pjesën e hapjes së hyrjes dhe daljes nga pemët, ndërtesat ngjitur ose pengesa të tjera. Sepse, këto pengesa parandalojnë kalimin e ajrit përmes hapjes, dhe zvogëlon shkallën e ventilimit.


6. Dhomat e gjata në një drejtim dhe të ngushta në drejtimin tjetër, duhet të ventilohen duke siguruar hapje tek muret në anën më të shkurtër.


7. Nëse drejtimi i erës është i ndryshueshëm, atëherë hapja duhet të sigurohet në të gjithë drejtimin e erës.


8. Nëse ka gaz ose karburanti që digjet në dhomë, atëherë ventilim shtesë duhet të sigurohet duke ndërtuar dritare shtesë ose madhësi me të madhe të hapjes.

Anxhela Qyshka


Comments


bottom of page