Një artikull kushtuar Mjeshtrit të madh të violinës nga shkrimtari i njohur Pajtim Çaushi
eksluzivisht per portalin miremengjes.net
Rreme Hysa - Mjeshtër i Madh i violinës
Nga: Pajtim Çaushi
Prej artistëve popullor në shekuj janë krijuar thesarë. Ai ka gdhendur e vendosur në skenën e vet talentet dhe ka nxjerrë jashtë saj majminët.
Pse, a nuk ndodhi kështu edhe me Muharrem Hysën (Rremen) e famshëm të violinës virtuoze?...
Mjeshtri dhe sharlatani
Unë nuk e di se cila është më e madhe jeta apo vdekja se të parën e njoh, ndërsa e dyta mbetet enigmë. Por veç e di mirë se thjeshtësia dhe mjeshtëria janë më të mëdha nga të dyja.
Në anën tjetër dihet nga të gjithë se ziliqarêt e sharlatanët i trajtojnë këta virtyte njerezore si skica vizatimi të bëra me laps. Do të thotë: kur u duhen, i lëpinë, kur u bëjnë hije, i fshinë.
Atëherë mes mjegullës së kohës, si padashur shfaqet hija e Askushit me pamjen e lakuriqit të natës.
Ai hiqet sikur Dikushi i paarritshëm se kujton që zoteron vetinë që tregon rrëfenja e kockës së zogut të territ. Kështu nis e beson të thënën se të prekurit me kokallin e lakuriqit të nates bën çudira.
Dhe si në magjitë e përrallave, në dritë të diellit habitshëm fillon të ndodhe ndërrimi i roleve:
Askushi vetquhet Dikush, ndërsa Dikushi hesht e s'dëgjohet sikur të qe Askush Hiçi.
Megjithatë, e vërteta zhytet, por nuk mbytet...
Portret Njeriu
Kush ishte njëherësh simboli i njeriut të thjeshtë dhe të jashtëzakonshëm i cili jetoi dhe krijoi në Shqiperinë e Jugut kryesisht pergjatë viteve të shekullit të njezetë?
Jam i sigurt që askush s'ka pêr të gabuar në pergjigje se të gjithë do të thërrasin me respekt emrin e Rremes.
Dhe në parafytyrimin tim do të shfaqet një njeri me trup mesatar, pakëz esmer, me një buzagaz të ëmbël, flokë të dendur e të zinj.
I shkathët dhe elegant, i thjeshtë dhe i njerëzishëm, i humorit dhe i shoqërueshëm.
Të gjithë i donte dhe i respektonte. Të gjiihë e admironin dhe e pershendetnin...
Portret Mjeshtri
Që i vogël me violinë në dorë në shtegtime fshatrave të Çamërisë e të Labërisë. U rrit me tingujt e violines në vesh, me telat e saj në gishtat elastikë. Ne dasma e argetime krah ustallareve te kohes, Levendit e Braho Selametit.
Të dy ustallarë e rritur shikonin tek ky violinist i talentuar nje yll e mjeshtër të mbretëreshës së çdo orkestre të botës, pra të violinës.
Si tani e kam para syve Mjeshter Rremen gjatë ekzekutimit te kabave me violinë. Flokët e zinj i binin mbi fytyrë. Faqja e djathtë perkulur mbi vegel. Veshi i "salduar" tek gropëza e violines. Gishtat i lodronin mbi tela si magjistar. Melodia që nxirrte ishte magji.
I kudogjenduri ne dasma...
Rreme Hysa ishte i padiskutueshmi në shumicën e dasmave të Jugut te vendit. Virtuoz i paarritshëm në violinë, i qetë, i njerezishëm, human e mirëkuptues. Melodia dhe kēnga e tij të gjithë i magjepste.
Ne, djemve të Bajramit e të Fetanetes, na fliste vet per dasmen e prinderve tanë.
- Pesë ditë rresht e bëra dasmën e Bajramit... S'bëhen më si ato dasma... S'mbeti kalimtar pa ngrene, pa pire e pa u argëtuar... I kenaqëm të gjithë... Edhe ne u kënaqëm shumē...
Fliste thjeshtë e me buzë ne gaz. Kudo keshtu: njerezor dhe mentar se ishte jo vetem Mjeshter, por mbi të gjitha Njeri.
I pazevendesueshmi ne festivale
Rreme Hysa ishte violinë e parë në të gjithë festivalet krahinorë, të rrethit dhe kombëtar. Kudo i domosdoshem dhe tepër i kërkuar, kudo i vleresuar dhe i respektuar.
Melodia e violinës së tij jehonte skenave te fshatrave e qyteteve, ne kalane e Gjirokastres e koncerteve të ndryshem në Ballkan dhe Europë.
Me dhjetra çertifikata vleresuese dhe dekorata ka marre Muharrem Hysa ne veprimtarite e shumta ku mori pjesë pergjatë jetes se tij.
Kush e degjoi dhe nuk e duartrokiti me zemër këtë Mjeshtër të Madh të muzikes popullore shqiptare?...
Gjithkush ndiente emocione te bukura dhe kenaqësi të lartë estetike nga muzika e Paganinit te talentuar shqiptar Rreme Hysa.
Vijemësi
Tek rrjedh, do pikojë - thotë populli ynë. Familja Hysa e fshatit Shkallë në Bashkinë e Konispolit edhe sot vijon traditën e Rreme Hyses. Qe ne femijeri dy djemtē e tij, Petriti dhe Luani, nga prindi i talentuar moren vullnetin dhe talentin.
Ata sot janë mjeshtra te padiskutueshem ne violinë, klarinetë, firzamonikë, kitarë e të tjera.
Edhe këta, ashtu si i ati, janë të kërkuar kudo dhe të respektuar nga kushdo.
Mendim
Më mirë se tek kushdo vleresimi MJESHTER I MADH do të qëndronte tek figura e ndritur e muzikes popullore shqiptare Muharrem Hysa.
Mendoj se do te ishte veprim dinjitoz i Presidentit dhënia e këtij titulli Paganinit virtuoz të Shqipërisë.
ความคิดเห็น