Studimet tregojnë se fëmijëve gjatë rrites së tyre,iu nevojiten gjyshërit më shumë sesa mund t’a marrim ne me mend.
Shumë studime të bëra për një kohë të gjatë nga Qendra të ndryshme universitare raportojnë rreth efekteve mes prindërve dhe fëmijëve të tyre dhe mes fëmijëve të një familjeje mesvete.
Por,çka thuhet në studimet e gjata të bëra në raportet mes gjyshërve (gjysheve) dhe nipërve(mbesave).Dhe cilat janë efektet e këtyre raporteve mes këtyre dy grupeve.
Një studim i tillë,i bërë nga një kolegj në Boston raporton për një lidhje të fortë emocionale mes gjyshërve /gjysheve dhe nipave/mbesave dhe m’u kjo lidhje redukton fuqishëm simptomet depresive tek të dy palët.Në këtë studim,janë përfshirë 374 gjyshër/gjyshe dhe 356 nipër/mbesa për 19 vjet (sa ka zgjatur edhe studimi).
Rezultati ishte mjaft mbreslënës në të cilin u vërtetua se edhe gjyshërit/gjyshet e edhe nipërit/mbesat me kalimin e kohës i ndërtonin dhe i forconin marrëdhëniet mes veti.
Çka mund të ndodh tjetër kur gjyshërit/gjyshet e çfrytëzojnë kohën dhe çdo mundësi të afrohen sa më shumë me nipërit/mbesat e tyre?
Nga rezultati i këtij raporti ne do u sjellim 10 të mira që kjo lidhje u sjell të dy palëve e sidomos është e dobishme për rritjen e shëndoshë të fëmijëve.
1.Gjyshërit/gjyshet t’u mësojnë nipërve/ mbesave “mësimin e jetës”
Gjyshërit/gjyshet janë ata të cilët tashmë kanë jetuar dhe përjetuar gjatë jetës eksperienca të ndryshme,gjykime,sfida,telashe apo traumat dhe festimet e tyre në jetë.Kështu që ata mbesin njerëzit më të duhur që nipërit/mbesat e tyre të marrin këshillat e duhura dhe definitivisht të mund të mësojnë nga gabimet e tyre.
2.Nipërit/mbesat,vrapojnë tek gjyshërit/gjyshet e tyre për dashurinë dhe rehatinë të cilën e ndjejnë tek ata.
Kur fëmijët zhyten në ndonjë telashe e posaqerisht kur ata kanë ndonjë mosmarrëveshje më prindërit e tyre,vendi i parë ku iu bie ndërmend është vrapimi tek gjyshi/gjyshja për t’u ndier më të sigurt dhe për t’a qarë hallin me ta.Dhe ndonjehere kjo vizitë është e shkurtër vetëm sa të marrin këshillën sesi të dilet nga situata e krijuar me njerëzit të cilët gjyshja/gjyshi I njohin më së miri.
3.Ata mund të jenë shumë shokë të mirë mes veti.
Ata mund të kujdesen dhe kënaqen me njëri tjetrin pa e pasur atë presionin se duhet gjithsesi të merakosen për njëri tjetrin .Ata munden vetëm të kënaqen me njëri tjetrin dhe të ruajnë sekretet e njëri tjetrit gjatë gjithë jetës po të jetë e nevojshme.
4.Iu nevoitet një Mentor?
Si thonë për dikë që këtë punë e ka bërë përpara?
Kjo është edhe më mirë kur fëmijët kanë profesionin e njëjtë me gjyshërit/gjyshet e tyre.
Gjyshërit/gjyshet janë aq të etshëm të ndajnë dituritë dhe përvojat me dikë.E me kë do i ndanin ato më me kënaqësi sesa më nipërit/mbesat e tyre?
5.Ata ua ofrojnë ndjenjën e stabilitetit dhe te qetësisë. A e keni verejtur kur kaloni disa veshtirësi në jetë dhe mendja iu vete t’a thirrni gjyshen/gjyshin? Kjo ndodh sepse ata gjithmonë dijnë të thonë fjalët e duhura në vendin e duhur dhe me to iu qetësojnë dhe iu bëjnë të ndiheni më mirë.
6.Ata gjithmonë interesohen për gjërat që edhe ju iu nevoiten.
Mendoni ndonjëherë se iu kanë harruar dhe nuk qajnë kokën për ju?Jo .Ata edhe pa e ditur ju jane në ngjarje të asaj qe ju iu nevoitet në te shpeshten e rasteve dhe kur ju iu thoni se çka iu duhet ata për pak orë do e bëjnë të pamundurën që ju t’a keni atë,pavarësisht çmimit të saj.
7.Ata jetojnë me “këmbë në tokë”
Ata dëshirojnë të jetojnë çdo minutë të jetës së tyre dhe më askend nuk kënaqen më tepër sesa këto t’i jetojnë me nipërit/ mbesat e tyre.Prandaj,japin nga vetja gjithçka që ju të jeni të kënaqur.
Nëse gjyshërit/gjyshet ua mësojnë nipërve/mbesave “mësimet e jetës”ata atyre ua mësojnë “mësimet e kënaqësisë dhe gëzimit.
8.Fëmijët nuk janë të vetmit që mësojnë nga kjo marrëdhënie.
Ata ua mësojnë gjyshërve/gjysheve një mësim të vlefshëm gjithashtu,kjo përfshin edhe mësimin sesi ata të këndellen dhe të kënaqen me jetën e cila u ka mbetur e të mos e marrin aq seriozisht pleqërinë.Ata deri tashmë kanë bërë jetë të veshtirë me shumë mundë dhe punë dhe ka ardhur koha t’i shijojne frytet e punës së tyre më kënaqësi.
9.Gjyshërit/gjyshet nga nipërit/mbesat e tyre e kuptojnë se mësimi dhe nxënia janë cikle që mësohen nëpër gjenerata.
10.E në fund ata I japin njëri tjetrit dashuri pakushte.
Ska rëndësi se janë afër apo largë dhe sa të afërt janë mesvete të dy palët këmbejnë dashuri të madhe dhe pakushte mesvete,dashuri kjo të cilën askush nuk mund t’a shuaj.
Bile edhe nëse bëjnë ndonjë gabim ndaj njëri tjetrit ,ata do vazhdojnë t’a falin dhe t’a duan njëri tjetrin pakushte.
Dr.Rrezearta Sahiti
Psikiatër e fëmijëve dhe adoleshentëve
Comments