top of page
Search

Rruga drejt një mësuesi të suksesshëm / nga Silvana Baça Çaushi

Atë ditë klasa gumëzhinte nga zënkat dhe zërat e lartë të nxënësve. Ishte prishur harmonia e përditshme.Unë si mësuese duhet të ndërhyja për të zgjidhur situatën e krijuar në klasë. Menjëherë duhet të mësoja shkaqet e kësaj situate të pakëndëshme dhe të ndërhyja me zgjedhjen më të mirë. Por cila është zgjidhja më e mirë?


Nuk është rast i rralle që nxënësit të kënë pakënaqësi më njeri-tjetrin, por ne si mësues duhet të bëjmë më të mirën, ndoshta dhe të pamundurën për ti dhënë zgjidhje situatës.


Puna edukative me nxënesit nuk konsiston vetëm ne dhënien e njohurive dhe të dijes, por në kohën e sotme moderne, ajo çfare është më e rëndësishme përvëc dhënies së dijevë në shkenca të caktuara shoqërorë apo shkencore, është formimi i një brezi të ri me kulturë qytetare.


Shprehja më e mirë për mësuesit e kohëve moderne është "të vrasësh me pambuk", ndërsa brezat para viteve 90 kishin tjetër metodologji për edukimin, parimin " druri ka dalë nga xheneti".


Mësimdhënia është punë me shumë përgjegjësi dhe misioni i mësuesit është gati profetik. Mësuesi duhet që të krijojë një ambjent sa më tërheqës, të ngrohtë,të sigurt, në mënyrë që ky ambjent të kthehet në nje magnet ku nxënësi të tërhiqet dhe të orientohet në kahun e duhur.

Duke u nisur nga eksperienca ime, më poshtë po shkruaj disa keshilla dhe sugjerime se si ne mund të jemi mësues të mirë më nxënësit tanë.

a. Gjithëpërfshirja e nxënësve

b. Krijimi i një klime repekti jo vetëm mësues-nxënës por edhe nxënës-nxënës

c. Vlerësim korrekt dhe transparent për secilin nxënës

d. Organizimi i aktiviteteve të ndryshme sportive,artistike,edukative duke i përfshire të gjithë nxënësit

e. Jini transparent dhe të gatshëm për ti ndihmuar

f. Përçoni respekt dhe siguri tek nxënësit

g. Tregojuni që kujdeseni në mënyrë të barabartë për të gjithë

h. Ç’do ditë krijoni një rutinë të qëndrueshme në klasë

i. Tregojuni që rregullat i vendosni bashkarisht dhe ato duhet ti respektojnë

j. Mësoni të degjoni nxënësit dhe ti kritikoni në rastet kur është e nevojshme

k. Komunikoni me prindërit e nxënësve për problemet e tyre

l. Mos e bëni mësimin rutinë, krijoni dhe situata gazmore dhe relaksuese

m. Bëni më të mirën për nxënësit tuaj

n. Mbani shënime për nxënësit tuaj

o. Gjërat e vështira shpjegojini sa më thjeshtë

p. Përsëritni dhe theksoni sa më shumë gjërat e rëndësishme

q. Pyesni nxënësit tuaj duke përdoni pyetjet e duhura për të krijuar një urë të suksesshme komunikimi

r. Mundohuni që më shumë të degjoni nxënësit, sesa të flisni vetë

s. Lërini nxënësit të mësojnë nga nëri-tjetri

t. Mësoni nxënësit tuaj të bashkëpunojnë dhe të ndajnë eksperiencat e tyre me të tjerët

u. Jini të durueshëm

v. Jini sa më profesionist në misionin tuaj

w. Respektoni etiken e veshjes, të komunikimit dhe të barazisë gjinore


Shpresoj që ky artikull të hapë një dritare të re për të nxitur sa më shumë diskutime positive për çështje të ndryshme që kanë të bëjnë me edukimin në kohën moderne, me qëllim për të arritur një figurë mësuesi të suksesshëm.

Silvana Çaushi




Comments


bottom of page