NË VEND TË NJË PORTRETI PËR TARTAR BAZAJ
Natyrisht arritja e synimeve dhe qëllimeve në jetë nuk gëzon vetëm personin që i realizon ato, por edhe miqtë dhe shokët e tij që e rrethojnë.
Një motiv dhe një shembull që ëndrra të mos mbetet në sirtaret e saj, por të fluturojë drejt qiellit të realitetit e frymuar dhe e jetësuar.
Këto ndjesi pata edhe për mikun dhe shokun tim Tartar Bazaj ditën që ai fitoi të drejtën për të qenë anëtar i KLP-së së Republikës së Shqipërisë. Erdhi ky formim personaliteti dalëngadalë me durim e përkushtim, herë herë duke ecur dhe në rrugë me driza e ferra që ju desh jo pak mund t’i sfidonte dhe të arrinte atë që kërkonte.
Si shok i tij e njoha që në ditët e para të ardhjes në Sarandë. Në punë të thjeshta e në kushte jo të përshtatshme banese jetoi fillimisht, por këto nuk e stepën, nuk ja prenë hovin dhe frymëzimin, nuk e nguruan të punonte dhe mësonte të arrinte qëllimin. Dhe sëbashku me punën merrte dhe librin e shkollës së lartë.
Një ëndërr e ndërprerë në mes nga sistemi komunist gëlonte dhe rrinte zgjuar në shpirtin e tij; të bëhej dikushi në drejtësi pasi kish vuajtur vet nga padrejtësia. T’u jepte njerëzve atë që u takon dhe ua rrëmbejnë të tjerët me mënyrat më mafioze, makabre, vrastare dhe të pamëshirshme.
Dhe ja arriti qëllimit. Doli jurist dhe ushtroi avokatinë për shumë vite me profesionalizëm dhe përkushtim duke fituar simpatinë e klientve dhe opinionit.
Por a mundej vetëm me të ardhurat si avokat? Jo, kurrësesi jo. Do të ndërtonte biznesin e tij turistik në Ksamil për të rritur të ardhurat ekonomike dhe përballur sfidat e jetesës në rritje. Arriti të takoj Babanë e Teqesë së Miçiganit, Baba Arshi Bazaj, t’a vizitonte, takonte dhe të mbante një fjalim emocional para shqiptarve të Miçiganit. Tartari qe një aktivist dhe themelues i shoqatës “Labëria” të degës Sarandë ku si n/kryetar i saj dha një kontribut të çmuar e të pakursyer në drejtim të promovimit të vlerave, traditës, folklorit, historisë, natyrës dhe gjithshkaje të Labërisë duke botuar dhe një libër me vlera historike.
Janë kontribute të një intelektuali që përpjekjet e tij në dobi të komunitetit nuk i rresht dhe nuk e lodhin e stepin. Ka organizuar dhe sponsorizuar një sër aktivitetesh kulturore dhe botime librash me synimin se shoqërisë nuk duhet t’i mungojnë publikimet e vlerave. Sa herë takoheshim për kafe gjithmonë buzagaz dhe mikpritës asnjëherë nuk mërzitej nga telefonatat e shumta, përherë i thjeshtë dhe i pranueshëm me motivin se në këtë botë dhe realitet të zymtë e të trisht, me shumë padrejtësira, njerëzit duan pak mirësi, shpresë dhe besim .
Dhe kjo vjen vetëm kur je i papajtueshëm dhe i pakompromis me abuzuesit dhe korrupsionin kushdoqofshin ata. Ligji është i drejtë, njerëzit jo, disa sillen me të sikur ta kenë pronë të tyre apo një copë plasteline dhe e formësojnë si të duan herë me duar të tyre e herë me duar të dikujt më të fuqishëm që rri pas tyre me kuletën hapur. Këtë e shprehte mes një psherëtime dhe ankthi që i dilte nga gjoksi me gulçe.
Aq i thjeshtë qëndron në shoqëri sa dhe aot kur vjen në Sarandë nuk i harron dhe nuk ndahet nga miqt dhe shokët e vjetër, menjëherë sa mbrin i telefonon. I shkruaj këto fjalë mirësie si shprehje e mirënjohjes sime ndaj sjelljes së tij, si shenjë e respektit tim ndaj aftësive dhe profesionalizmit të tij, si një shembull frymëzimi se me punë, mësim dhe durim ecën para dhe realizon çdo gjë.
Por duhet të jeshë përherë i thjeshtë, kjo i jep përmasa më njerëzore portrtetit dhe profilit tënd.
Agron MEMA
Comments