Nga Pajtim Çaushi
Sado Haxhi Haxhiu (1929 - 2013)
(kujtese respekti ne dhjete vitorin e largimit nga jeta)
Ishte nje nga familjet e respektuara te fshatit te Markatit.
Jetim nga i ati me moshe te njome. U rrit mes rropatjeve per te ekzistuar. Ne kushtet e nje mungese shpirterore dhe ekonomike.
U burrerua para kohe. Duhej pasi lufta per ekzistece ishte e ashper dhe shfarosese.
Simbol ne etiketimin e pionierit luftetar i clirimit nga nazi - fashistet.
Qe ne moshen 14 vjecare doli partizan tek batalioni "Cameria".
Ishte një burrë në kuptimin klasik të fjalës.
I vuajtur, rritur jetim. Nuk fliste shumë, kishte hije të rëndë në familje, i drejtë, i fjalës së mbajtur.
Krijoi familje me Merjeme Goshin nga nje fis fisnik i Markatit.
Lindi, rriti, edukoi dhe kulturoi pese vajza(Aferdita, Vjollca, Tefta, Iliriana e Lavdia) dhe dy djem (Agroni dhe Simoni). te cilet vijuan udhen e jetes ne shembullin i prinderve te tryre te ndershem e punetore.
Ishte i punes dhe dhe jo i fjaleve.
Kur lagjaret e mbledhura për biseda grarishte tek e shoqja Merjemeja,, dëgjonin zërin e tij në oborr, dilnin fshehtas nga dritarja e largoheshin. Ai i shante:
- U shporrtë Perëndia, mbetët gjithë ditën duke marrë në gojë fshatin!
Ka qënë partizan në Brigadën XIX S në moshën 14 vjeç.
Pas lufte disa vite nënoficer magazinier i Ushtrisë Popullore në Berat deri në
vitin 1956. Tepricat e magazinës ua jepte falas e fshehtas të varfërve të shumtë të qytetit. Kur u kthye në Markat, e vunë magazinier të kooperativës.
Shumë punëtor. Ishte i hedhur dhe i fortë. Për nevoja të familjes ndërtoi shtëpi të re dykëtëshe.
U ndie keq kur i vdiq e shoqja Merjemeja, por nuset e djemve Agronit e Simonit, Minushja dhe Anastasia u munduan të mos e ndiente shumë mungesën e kujdesit.
Vdiq në prill të vitit 2013.
Comments