top of page
Search

Saranda ngarkuar keq

Hekuran Halili


Nga buza e ujit, deri në majë të malit,

ngarkuar dendur me ngrehina të rënda,

si mushka ngarkuar nga kafshari i keq...


Bashkë me detin ,malin marrim me të mirë ,

mos nxehet , turfullon nga tërmeti i fortë,

dhe gjithë barrën ngarkuar e hedh në shesh...


Dhe vrasim mendjen, si ta ndreqim barrën,

se barra si samari mushkën, në brinjë e vret.

Ata që e ngarkuan kështu, vafshin në dreq...!


Comments


bottom of page