top of page
Search

Saranda, një qytet që përfundoi llahtarisht i betonizuar.

Nga Mirela Çela Jorgo

Me Sarandën kam një lidhje të veçante po aq sa dhe me Gjirokastren, që nga 91

Sarandiotet jane fisnik dhe shumë qytetar dhe pjesa më e madhe e tyre emigruan ne Greqi.

Saranda u mbush me fshatarë nga Piluri, Golëmi, Nivica, nga fshatrat e Delvinës etj.

 

Për 30 vjet çdo kryetar bashkie nga të gjitha krahët e masakroi qytetin në ndërtime. Shtesa dhe pallate pa fund majë kodres dhe kurores përreth.

Saranden e vodhen dhe ua morën pronat me fallsifikime dokumentash. U bën pronar individë që nuk kishin lidhje me këtë qytet.

Hipoteka e Sarandes dhe rregjistrat e saj është e mbushur me fallsifikime dhe grabitje pronash


Saranda ka shumë probleme për shkak të kësaj masakre.


Saranda nuk ka problem ca goma te hedhura ne det ku ambasadorja amerikane u bën qokë ca pseudoaktivistë me fonde te marra nga fondacioni Soros


Saranda ka problem grabitjen e pronave

Saranda ka problem shkaterrimin e turizmit dhe e biznesit pêr shkak të këtij gllabërimi

Saranda ka problem me qendrat mjekësore dhe ku spitali i vetëm i qytetit ështe nje ndërtese barakë.

Nuk ka martenitet pêr së mbari

Nuk ka politikë urbanistike

Saranden ia shkallmuan shkallaret karakteristike deputeti Alket Hyseni, duke ia zevendesuar me pllaka ku thyen kokën.

Sarandës ia shkaterruan shëtitoren karakteristike njëlloj siç e ka Parga e Greqise.


Saranda ka probleme me kanalizimet e ujrave te zeza

Saranda ka nivel papunesie te larte

Saranda rënkon sepse ia morën dhe Butrintin me korrupsion , kompani fantazme e huaj.


Pra , ambasadorja Yuri Kim nuk do tja dijë për këto. Asaj i pëlqen veç heqja e ca gomave show.

Zakonisht opinioni publik shpërqëndroher nga ngritja e ca problemeve sekondare pa vlere , duke iu larguar atyre problemeve që jane bere migrene e qytetit. Dhe këtë gjë e bën ca goma me ca burra

Comments


bottom of page