top of page
Search

Satelitët ALBANIA 1 + 1

Nga Pajtim Çaushi

Kur degjonim dikur se filan superfuqi apo fuqi e Tokës nisi satelit ne hapesirë krenoheshim per aftesine e trurit te njeriut, por edhe pyesnim shoku shokun te menduar:

- Po ne kur do ta ...?

Ndonjeri diku nga Çameria harkonte vetullat dhe ia bente me peshperimë:

- Kur te behemi fuqi se superfuqi s'behemi dot kurrë!

Nē fakt një ish president e kryeminister dikur nga viti 2010 e 11 e leshoi një supertullumbace duke klithur ne disa foltore te Veriut e të Jugut.

- Sē shpejti Shqiperia do te behet superfuqi per energjinë elektrike! - thirri ai.

Thirri e hodhi fonde per Hece ne perrenj e lumenj, ne gryka erërash e pllaja dielli, por nuk e degjuan as perrenjte, as lumenjtë, as era, as dielli.


Perfundimin e kendoi labi me iso:

Hëm, paret dhe fjalet i mori era e e e,

"superfuqisë" i ranë brekët tek dera i i i...

Energji s'kemi as per vete pale për te tjerët!...


Keto ditë, në njê çast papritur shkrepi lajmi i madh. I madh pasi i ngjau rrufesë në mes të korrikut.

- Së shpejti Shqipëria do të ketë dy satelitë ne hapësirë...

- Sa, sa do të kemi o Kryetar? - u habith një fshatar diku nga Myzeqeja.

- Dy, 1 + 1 = 2... Me beso o lalë!!...


Një tjeter që ishte diku nga Alpet e Veriut krroi çaçkën e kokês dhe pyeti me naivitet:

- Satelitët nuk duan fare të pinë dhe të hanë o zoti kryetar?

Kryeministri ngriti zërin dhe krahun:

- Edhe po të duan, ç'ka?... Ne Kanunin e maleve thuhet se dera e shtepisë eshte e Zotit dhe e mikut, ndersa une të them se paret e shtetit duhet te avullojne si uji i detit. Kaq te dish.


Malsori i Alpeve rrembeu lahutën dhe ia nisi me klithma e fjalë:

O hej, ore heeej!...

Lum si ne me këtë mulli pa miell,

e ngejmë hunden lart mbi qiell,

e ngrohim prapanicën në diell...

O hej, more hej!...


Comentários


bottom of page