Kush nuk e njeh Sejkon, duhet të mësojë për këtë njeri virtuoz, i cili ka qenë një nga njerzit më të mençur të Konispolit. Autori Pajtim Çaushi i ka kushtuar një ese shumë të bukur përkujtimore. Më poshtë një pjesë nga Libri:
"Portreti i njeriut të mençur / Ese Përkujtimore". Autor Pajtim Çaushi.
Portreti
Sejko Hyseni la qenë një nga njerëzit më të mençur midis banorëve të qytetit të Konispolit. Thoshte fjalë me mend, kurrë nuk nxitonte të përgjigjej e asnjëherë nuk lëshonte fjalë kuturu, pa hundë e pa buzë.
Po ta përshëndesje, të përshëndeste e të buzëqeshte. Po ta respektoje një herë, do të ta kthente me respekt të dyfishtë.
Po të nxeheshe e të kapërceje sinorët, të qetësonte e të thoshte fjalë mirësie.
Ku rrjedh, edhe do pikojë, thotë një fjalë e urtë e krahinës sonë. Pikërisht, kështu pat ndodhur edhe me Sejkon. Ai rridhte nga një familje fisnike. Rrënjët e fisnikërisë duhen parë që nga Aliagatët e hershëm, tek Adem Sejko Konispolati, deri tek të mëpasmit e ditur e të shkolluar si Veizi, shkrimtar, studiues e jurist i shquar i messhekullit të njëzetë. Pas tyre vjen brezi i Sejkos, i vëllezërve e motrave të tij, si dhe i nipërve e mbesave të shumtë e të nderuar.
Ja, pra, pjesë e kësaj gjeratoreje të fisme ishte Sejko Hyseni i urtë e i mençur.
Ikja
Sejko Hyseni vdiq më 18 gusht të vitit 2006 gat një vizite malli në Kosovë, në shoqëri me nipin e vet.
Bình luận