top of page
Search

SELFO QERIM DEMO LUMANI.

Shkrim i pregatitur nga: Xhemal Bali

Shkrim i pregatitur nga Xhemal Shkrim i pregatitur nga Xhemal Balir nga Xhemal Balipregatitur nga Xhemal Balir nga Xhemal Bali


Selfua lindi në Vërvë – Konispol, më 1937, në një familje që i plotësonte të gjitha kushtet e jetesës si familje, dhe mardhëniet me komunitetin ku jetonin.

Të parët e tyre kisin ardhur nga Butka e Kolonjës shumë vite më parë, dhe mbiemrin e kanë ruajtur deri më 1946.

Po në këtë vit u bë regjistrimi i përgjithshëm, ku u regjistrua dhe kjo familje edhe me degë të tjera, po nga rraca e butkajve.


Familja e Selfos mori mbiemrin Lumani.

Butkajt e Kolonjës kanë të njëjtit emra, si Sali Butka, Gani Butka, po dhe këtu - Sali Kamber Butka, Hetem Kamber Butka.

Selfua ka patur gjyshin e tij , i quajtur Demo Shipe Butka.

Ata kanë qenë dy vëllezër, Demo Shipe dhe Madan Shipe Butka.

Ata kanë qenë në Turqinë Europjane, kanë qenë në Thrakë dhe në Thesali. Ata kanë patur shumë dele të tyre, më vonë kanë ardhur në Shqipëri.

Selfua ka lënë tre djem dhe një vajzë.

Djalin e madh Fatriun. Djali i dytë quhet Gani dhe tani ndodhet në Amerikë. I treti , Demua qëndron pranë familjes në Sarandë.

Selfua në vitin 1959 -1960 ndodhej ushtar. I arrestuan babanë me kompllotin që krijoi diktatori Enver Hoxha, dhe po në këtë kohë, arrestojnë Selfon që ishte akoma ushtar.


Ai u dënua dhe bëri mbi 12 vite burk në ferrin komunist të Spaçit ndën dhe.

Selfua ndrroi jetë më 18 prill 2022, në moshën 85 vjeçare.

Ai u varros me nder dhe respekt të madh nga të gjithë njerëzit e tij.

I bënë nder dhe respekt të gjithë ata njerëz që e njifnin nga çdo vënd i Sarandës, sepse Selfua qe një njeri babaxhan, që nuk prishej me asnjë njeri.

Kjo qe rruga që kishte nisur dhe mbaroi Selfua!

I paharruar do ngelet emri dhe shëmbulli i tij, për të gjithë njerëzit e afërm, për miqtë e shokët dhe për ne, bashkëfshatarët e tij!


Xhemal Bali

(Sarandë, 22 prill 2022)

Comments


bottom of page