top of page
Search

"ShakeAlert" aplikacion paralajmërues i tërmetit në Kaliforni

Disa sekonda 10 deri 20 sekonda janë shumë të vlefshme për tu përgatitur dhe për të zënë pozicionin më të sigurt përpara se tërmeti tju godasë objektin ku banoni apo ku punoni.

Një aplikacion krejt i ri është në gjendje të paralajmërojë njerëzit në kohën kur tërmetet godasin Kaliforninë. Tashmë i instaluar në telefon si aplikacion.

ShakeAlert është një sistem paralajmërimi i aftë për të zbuluar ngjarjet sizmike aq shpejt sa të paralajmërojë njerëzit përpara se të fillojë lëkundja.

Zhvilluar nga Shërbimi Gjeologjik i Sh.B.A-së (USGS) dhe disa universitete partnerë , aplikacioni do të jetë sistemi i parë i paralajmërimit të hershëm të tërmetit që do të hidhet në popullsi gjerësisht në Sh.B.A.

Aplikimi, i disponueshëm për celularët Apple dhe Android, është funksional vetëm në rrethin e Los Angeles. Eric Garcetti, Majori i Los Anxhelesit, inkurajon qytete të tjera të ndjekin iniciativën e LA.

"Ne nuk po shikonim të ishim të parët, ne nuk po kërkonim të jemi i vetmi - ne duam të gjithë Kaliforninë, të gjithë këtë vend, kudo që ka tërmete për ta përdorur këtë.

Dikush duhej ta zhvillonte atë. Ne kemi përparuar përpara dhe e bëmë, "tha ai gjatë një konference për shtyp të enjten.


ShakeAlert funksionon duke përdorur të dhëna nga 800 sensorë të tërmetit të rrjetit USGS. Ata sensorë zbulojnë valët primare P dhe valët sekondare S që përhapen nëpërmjet tokë duke shkaktuar lëkundje. Sasia e kohës që njerëzit kanë përpara se ato valë të arrijnë në zonën e tyre varet nga distanca e tyre nga epiqendra e tërmetit dhe nga shpejtësia e valës.


Valët sizmike udhëtojnë relativisht shpejt në tokë dhe për këtë arsye alarmi do t'u sigurojë njerëzve disa sekonda por të vlefshme për të reaguar. "Qëllimi i paralajmërimit të hershëm është që njerëzit të futen në atë vend të sigurt para se të fillojë lëkundja dhe jo kur të fillojë lëkundja. Nëse keni disa sekonda kohë, mund të futeni nën një tavolinë apo të vraponi nëse keni guxim, apo mund të largoheni nga rafti i librave.

Ju mund të largoheni nga materialet e rrezikshme, ju mund të largoheni nga vendet ku ka gjasa të lëndoheni ", deklaroi Richard Allen, drejtori i Laboratorit Sizmologjik Berkeley.

Comments


bottom of page