top of page
Search

Shega, "Fruti i Parajsës"


Një lëng i shtydhur ska pse të jetë jeshil për të qenë i shëndetshëm !

Shega, që ndryshe njihet edhe si “Fruti i Parajsës”, bën pjesë në familjen e frutave subtropikale dhe përdoret si bazë studimore për të parandaluar dhe kuruar shumë sëmundje.

Benefitet e saj:

Antioksidante – Lëngu i shegës përmban tre lloje antioksidantësh të cilët shërbejnë si antiinflamatorë të fuqishëm për organizmin. Rezultatet, lëkurë e shëndetshme dhe humbje nga pesha.

Rrit imunitetin – Shegët janë të pasura në vitamina, kryesisht vitamina C (40% të nevojave ditore) dhe vitamina E.

Përmirëson tretjen – Përmbajta e këtij fruti ndihmon në lehtësimin e funksionimit të sistemit tretës dhe kryesisht në kolitin ulcerativ, sëmundjen e Crohn-it dhe sëmundje të tjera inflamatore.

Përmirëson performancën sportive – Konsumimi i këtij fruti lehtëson e dhimbjet muskulore pas aktivitetit fizik.

Forcon memorien – Studimet tregojnë se 250g lëng shege në ditë jo vetëm përmirësojnë memorien por përqëndrimi i lartë i antioksidantëve në të, ngadalëson progresin e sëmundjes së Alzheimer-it.

Mbron nga artriti – Vetitë antiinflamatore të shegës luftojnë lloje të ndryshme të sëmundjeve që prekin kockat si; osteoartritin, artritin rheumatoid, osteoporozën dhe ulin inflamacionet e nyjeve kockore.

“Mbron” zemrën – Konsumimi i përditshëm i shegës ndihmon qarkullimin e gjakut, rrit elasticitetin, parandalon trashjen e mureve arteriale dhe krijimin e pllakave të kolesterolit në to si dhe ndihmon në uljen e presionit sistolik.

...ja përse ja vlen “mundi” i një shege në ditë

Comments


bottom of page