top of page
Search

Shenjtori Moikom?!...

Nga Pajtim Çaushi


Lajm i hidhur. Tejet. Veças për inteligjencën e kombit. Kuptohet, u shua maja. Moikomi ishte maja e mendimit intelektual bashkekohor shqiptar.

Sa te çuditshem me shenimet ne fb per NDERIN E KOMBIT:

Ndjese (rahmet) të ketë, i qoftē dheu i lehtë!

Ngushellime familjes, sa te rrojne, ta kujtojnë!

T'i rrojne gjithë ç'ka e s'ka!... T'u ketē lënë uratën!...

Shenime vobekte si per nje te zakonshem, si per mua zoteri, si per ty, si per dikē qe emrin askush s'ia di!...

Atehere, me duhet te bertas ne kupe te qiellit si per nje shenjte te trojeve tona e shume me gjerë.

Jo, zoterinj te vobektë te vendi të sterlashtë!... S'eshte se iku nje frymor me emrat dikush apo askush!...

S'eshte se humbi nje dallge mes dallgeve!

S'eshte se vdiq nje sikur Profesor lojcak!

S'eshte se humbi nje sikur NDER I KOMBIT koti!

Ej, o shqiptarë kudo qofshi!... S'eshte më ai qe germoi rrenjet, qe shperfaqi deget, qe ndriti antikat!...

Ka ikur I MADHI MOIKOM ZEQO, o shqiptarë!...


Comments


bottom of page