Zhurmë e zhurmues për Raportin e Komisionit të Venecias. Politikanë (nëse), analistë (nëse), opinionistë nga Blloku apo nga ekranet e cepave të vendit janë ndarë në dy grupe si nē "lojë luftash" që lozin kalamajtë e fshatrave.
Grupi i parë brohoret me duarpërplasje duke lexuar vetëm gjysmën e fjalisë:
- O Ilir Meta leri tē sharat,
Venecja nxjerr të palarat!
- President o i pari i fisit,
sa hije të ka maja e lisit!
Grupi i dytë hedh valle me tamtame nē rreshta gazetash e në ekrane duke interpretuar gjysmën tjetër të fjalisë:
- O heej ... o heej... o heej!
Pozitës për së dyti herë
kopili i mbeti në derë!
Presidenti si burri burrin,
mbrojti kombin e flamurin!
Askush nuk e lexon të plotë fjalinë e mjerë. Secili rreket të shesë sa më shtrenjtë gjysmë të vërtetën që i intereson padronit të tepsisë.
Të dy grupet e sikurëve shesin vetëm re e mjegull, pra janë shitës të mashtrimit!
Çudia rritet e bëhet pikëpyetje e madhe pasi të dyja skuadrat paskan edhe juristë (nëse).
Dëgjuesi që nuk është allahshahit siç e kujtojnë, mendon e mandej bën dy pyetje:
- Mirë puthadorët që paguhen për të mashtruar, po juristët (nëse) që i paguajmë për të peshuar?
- Pse nuk e botoni Raportin o pjella të shejtanit që populli vetë të ndajë ëngjëllin prej djallit?
Mendojnë e pyesin njerëzit. po a i dëgjon kush?... Jo, askush!... Atëherë?!...
Comments