nga Assoc. Prof.Dr. Fisnik Kadiu
Sinqerisht, sot ndjej keqardhje për shkarkimin nga detyra zv/Dekanit në FIN, të cilin e mësova nga facebook,
Sepse: 1. Prof. Agim Seranaj, ish student i imi, ka një histori suksesi në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit, nga periudha e studimeve e deri më sot; të cilën e ka "shkruar" pa ndihmën e askujt, me një pune kolosale si student model, i sjellshëm dhe plot edukatë e respekt në raport me të gjithe, studentë e pedagogë;
2.Mbaruar studimet me diplomë shkëlqyeshëm (medalje ari),
3.Një nga organizatorët më të zotë në menaxhimin e institucionit prej shumë viteve, që FIN nuk ka patur pas viteve 1990; ku shpaloste një vetëdije të pastër prej intelektuali të vërtetë dhe të papërsëritshëm në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit (FIN),
4.Një nga pedagogët më të përgatitur në fushën e mësimdhënies, që unë kam patur në fakultet prej disa dekadash. Një mësimdhënës të zotin profesionalisht, me karakter dhe vlerësues objektiv i studentëve, duke gëzuar respektin e qindra inxhinierëve të diplomuar deri më sot,
5.Një specialist projektues i ndërtimeve me pa mëdyshje i nivelit evropian. Projektues i qindra objekteve në të gjitha bashkitë e vendit, dhe asnjë reagim negativ edhe nga tërmetet e fundit në Shqipëri,
Së fundi, Une personalisht i kuptoj "eprorët" për këtë vendim që askush nuk e dëshironte, sepse nuk mendoj që të ketë nje lidhje direkte me shkelje të ligjit te Arsimit te Larte, por ..... unë mund të them që ky demotivim për Prof. Agim Seranaj do të krijojë një çedim intelektual në moralin e stafit akademik të FIN, pasi një vendim të tillë, ashtu si edhe unë tani në pension, por edhe kolegët nuk do t'a pranojnë lehtë.
Yorumlar