top of page
Search

Shkodra, “Nusja e martuar pa dëshirë,deri kur ma”

Pritet që në Bashkinë e Shkodrës të gjendet një zgjidhje për ngërçin e krijuar .por në vend të zgjidhjes po vazhdon thellimi I krizës

Në një deklaratë të saj Kryetarja e Bashkisë në detyrë Znj.Voltana Ademi shprehet,

"Unë jam kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, kur them që duhet t'i jepet mundësia për zgjedhje, duhet të jetë mundësi për alternativa zgjedhjesh. Legjitimiteti i Këshillit Bashkiak nuk e vendos kryetari i Bashkisë, reagimi qytetar ka qenë. Do ja lëmë qytetarëve të vendosin në ditët në vijim se cfarë do të ndodhë. Bashkia e Shkodrës në asnjë rast nuk do të veprojë kundër ligjit. Kjo periudhë është periudhë tranzitore. Duhet të shkojnë me domemos në zgjedhje", ka përfunduar Ademi prononcim për mediat.

Nga ana tjetër sot Ministria e Financave ndërpreu buxhetin për këtë Bashki duke thelluar luftën..

Qëllimi kryesor mesa shikojmë është që Shkodrën ta drejtojnë Socialistët “pa kushte” edhe pse në minorancë historike dhe faktike.

Shkodra po ngacmohet në plagën që më nuk duron dot: Bindjet politike dhe antikomunizmin e saj historik.

Nga ana tjetër opozita duket se nuk ka tashmë një strategji sesi do të vazhdojë kjo histori. Tashmë Shkodra, Vora, Kamza dhe shumë Bashki të tjera të djathta i janë falur PS-së.

Askush nuk po ulet të gjejë zgjidhje,por vazhdon lufta politike dhe mediatike.

Në këtë rast vlen shprehja; Deri kur ma? Të ngjan Shkodra si nusja e martuar pa dëshirën e saj me hasmin e vet. Shkodra e heronjve të demokracisë tashmë nën direktoratin e socialistëve, një absurd i dhimbshëm.

Comments


bottom of page