top of page
Search

SHKOLLA 9-VJEÇARE E ZMINECIT / Agron Mema

Zmineci është një fshat minoritar që i përket zonës malore për nga relievi në bashkinë e Finiqit, në anën lindore të saj dhe ndodhet në zonën kufitare shtetërore shqiptaro-grek.

Si fshat kufitar ka pasur një luftë klasash të zhvilluar për shkak të arratisjeve të shumta dhe dëbim –internimeve.


Por në këtë shkrim do ti kushtohemi shkollës 9-vjeçare të këtij fshati me njerëz punëtor e fisnikë.

Të dhënat dokumentare hedhin dritë dhe dëshmojnë se Zmineci ka pasur arsim fillor në gjuhën greke qysh në shekullin e 19-ë, aty nga viti 1898 me 26 nxënës, ç’ka e bën një fshat arsimdashës me shkolla të herëshme.

Shkolla në gjuhën greke, sipas dëshmive kohore dhe arkivave ka funksionuar deri në gjysmën e parë të shekullit të kaluar dhe në vazhdim edhe sot. Ndërsa shkolla shqipe në nivelin 8-vjeçar u hap në vitin 1969.


Nga viti në vit numri i nxënësve shtohej dhe në vitin shkollor 1972-1973 shkolla e Zminecit numëronte 113 nxënës, ndërsa në vitin 1989 vjen numri në zbritje me 80 nxënës dhe 21 fëmijë në kopështe. Kjo zbritje u thellua më shumë pas vitit 1990 kur filloi emigracioni dhe lëvizja urbane brenda vendit dhe viti 2005 shënoi mbylljen e kësaj shkolle.


Drejtori i parë i kësaj shkolle ka qenë Marko Alevrando dhe më pas Nikçlla Stavro, Aleks Xhani e Thanas kallkani, ndërsa në vitin 1982 deri në 2005-ën kur u mbyll qe Petro Raka.


Ndër mësuesit që kanë shërbyer në këtë shkollë dhe janë dalluar për mësimdhënie përmenden emrat Vasil Floro, Jorgo Papa, Kosta Goga etj.

Cilësia e mësimdhënies së stafit të mësuesave nga kjo shkollë shumë nxënës kanë mbaruar shkollat e larta të vendit të cilët kanë dalë kuadro të larta në shumë degë dhe sektor të ndryshëm si mësues, mjek, agronom, oficer, jurista, inxhiniera e shumë sektor të tjerë, pa numëruar ata të arsimit të mesëm që kanin shifrën e 80% të atyre që mbaronin arsimin e detyruar 8-vjeçar.

Kuadrot e këtij fshati dallohen edhe sot si njerëz intelektualë me kulturë dhe profesionalizëm, paqëtor dhe bashkëjetues me popullsinë shqiptare, ç’ka u tregua më shumë gjatë viteve të para të emigracionit ilegal ku shumë shqiptar u strehuan dhe u shoqëruan matanë kufirit nga banorët e Zminecit.

Agron MEMA

Yorumlar


bottom of page