Gjeneral Major (P) Perlat Sulaj,
Skënderbegas në vitet 1963 - 1967
Projekti per hapjen e shkolles “Skenderbej” i takon shkurtit te vitit 1945. Me urdher te Komandes se Pergjitheshme te Ushtrise Nacional Clirimtare (UNCL) qe perkonte me veprimtarine e njesive partizane jashte kufijve te shqiperise, komandat partizane porositeshin te kthenin ne Shqiperi partizanet e vegjel per tu shkolluar. Ne urdher percaktohej:
"Meqenese se shpejti çelen shkollat, duke patur parasysh se kjo kategori luftetaresh partizane ka nevoje me shume se kushdo tjeter per arsimim , kjo komande ka vendosur qe ti heqe nga ushtria dhe ti caktoje ne shkolla te ndryshme’’.
Me 28 mars 1945, ne garnizonin e vjeter ushtarak ne Laprake u zgjodhen per here te pare 200 partizane te vegjel te moshave 14-16 vjeç , midis tyre dhe 7 vajza ,duke krijuar shkollen e pare “te pioniereve te luftes”.
Ne inagurimin e saj mori pjese edhe Komandanti i Shtabit te Pergjithshem te UNÇL , gjeneral Spiro Moisiu. Vendi sapo kishte dale nga lufta ,kushtet per mesim e jetese ishin te veshtira, kudo ishin gjurmet e luftes.
Si e para shkolle ushtarake,hapja e saj erdhi si rezultat i realizimit te aspiratave madhore te mbare popullit per organizimin dhe zhvillimin e ushtrise kombetare menjehere pas çlirimit te vendit.
Ajo ishte e rendesishme dhe nevoje e nguteshme per shkak te arsimimit te paket dhe te pamjaftueshem te nje pjese te luftetareve te vegjel partizane,te cilet ishin te shumte ne radhet e UNCL, si dhe te nevojes per hapjen ne te ardhmen e shkollave te tjera ushtarake. Ky qe nje objektiv i rendesishem ne kuadrin e formimit te ushtrise shqiptare,pasvitit 1944.
Shkolla, qe ne fillim dhe deri ne mbylljen e saj ne 1992, u konceptua dhe u realizua si qendra me e rendesishme per pergatitjen e kuadrove te ushtrise, nepermjet edukimit patriotik, pervehtesimit te programit te arsimit te mesem te pergjithshem, si ne te gjitha gjimnazet e vendit, duke hedhur bazat e formimit fillestar ushtarak dhe per te hapur rrugen drejt shkollave per forcat tokesore, ajrore dhe detare. Ne dy vitet e para u quajt “shkolla e pioniereve te luftes” dhe funksionoi si nje shkolle e ciklit te ulet.
Ne shkurt te vitit 1947, po me urdher te Komandantit te Pergjithshem te FA , shkolla mori emrin “Shkolla e Mesme e Pergjitheshme Skenderbej".Vendosja e emrit “Skenderbej” kishte kuptim sa historik aq edhe simbolik , nder dhe respekt per brezat e reja ushtarake. Kontigjentet e para qe u derguan ne Shkollen e Bashkuar te Oficereve dolen ne vitin 1949 , ndersa maturantet e pare ne vitin 1953. Ne vitet qe pasuan, numri i nxenesve erdhi ne rritje, shoqeruar me ndryshime te medha ne forme dhe permbajtje. Ne kete kuader periudha 1947 - 1953 percaktoi qarte fizionomine , misionin dhe rrugen e zhvillimit te shkolles per te ardhmen.
Per gati gjysem shekulli ( 1945 – 1992 ) nga kjo shkolle dolen rreth 32000 nxenes , kontigjente per Shkollen e Kembsorise, te Aviacionit dhe te Marines. Per nevojat e tjera te ushtrise kontigjentet plotesues merreshin nga gjimnazet dhe shkollat 4 vjecare profesionale te vendit.
Ne pamje te pare duken shifra te larta per nje vend te vogel si Shqiperia ,por ne politiken e sigurise dhe te strategjise mbrojtese te vendit shteti shqiptar i para viteve 1990 , parashikonte qe ushtria do te funksiononte mbi bazen e parimit te rekrutimit te pergjithshem te resurseve njerezore ne rast lufte si dhe mbrojtjen territoriale te vendit pellembe per pellembe. Ne perputhje me kete parim, ushtrise shqiptare (1945– 1990) i duhej nje strukture e nevojeshme me te gjitha llojet e forcave tokesore , ajrore e detare ,duke arritur kulmin me organizimin e 22 divizioneve me mbi 150 brigata e regjimente,qindra batalione , njesi speciale e logjistike.
Gjithashtu nje force te madhe perfaqesonin Forcat Ajrore , Forcat Detare , Forcat e MKA, Akademite dhe Shkollat ushtarake te Trupes ,Forcat e Rinise Studentore te Armatosur , Forcat Vullnetare ne shkalle vendi,Industria Ushtarake etj. Kjo strukture kerkonte kuadrot e saj, per te organizuar, drejtuar dhe udhehequr te gjitha kapacitetet e saj njerezore, te armatimit, teknikes luftarake, mbeshtetjes logjistike, edukimit, stervitjes, industrise ushtarake, fortifikimit, zhvillimit te shkences ushtarake etj.
Ushtria shqiptare sipas konceptit “gjithe populli ushtar”, ne organikat e luftes kishte nje efektiv mbi gjysem milion te afte per lufte, te perfshire ne forcat operative dhe vullnetare .
Duke filluar nga viti 1960 rreth 60% e nevojave te ushtrise per oficere merreshin nga kjo shkolle.
Ne kete rruge te gjate historike, qe nga brezi i pare me pionieret e luftes, deri ne vitin 1992 kur shkolla u mbyll, shume skenderbegas kane dhene jeten ne krye te detyres dhe jane shpallur deshmore te atdheut si ne aviacion,kembesori,xhenjio,artileri etj. Me mijra kane dale ne pension dhe te tjere vazhdojne te jene ne rradhet e Forcave te Armatosura si drejtues e komandante te te gjitha niveleve ,deri ne Shtabin e Pergjithshem.
Qe nga viti 1955 shkolla u quajt ” fidanishtja e ushtrise”, çka nenkuptonte nje mjedis shoqeror ushtarak,si burimi kryesor i furnizimit te ushtrise me oficere te rinj. Nxenesit e kesaj shkolle ishin kryesisht femije te njerezve te thjeshte ,te punetoreve dhe fshatareve dhe fare pak femije te nepunesve te administrates partiake dhe shteterore.
Ata vinin nga te gjitha rrethet dhe krahinat e Shqiperise dhe shumica e tyre nen ndikimin e familjeve, me tradita patriotike ,te lidhura ngushte me LNCL, familje deshmoresh e ushtarakesh. Por nuk mungonin dhe deshirat individuale te nxenesve,apo perzgjedhjet qe benin organet e arsimimit,te mobilizimit ushtarak ne rrethe.
Per te hyre ne shkollen ushtarake “Skenderbej”, kishte kritere te caktuara politike qe preknin sidomos biografine familjare , por edhe kushtet shendetesore , pergatitjen fizike,rezultatet ne mesime ne shkollat e ciklit 7-8 vjeçar. Pra , biografia e familjes dhe rrethit familjar ishte kriteri kryesor.
Aplikimet me te shumta vinin nga ato qytete e krahina ku traditat dhe lidhjet me ushtrine kishin qene tradicionale qe gjate periudhes se pavaresise, monarkise, luftes NCL dhe te ushtrise shqiptare deri ne vitin 1992.
Ky ndikim familjar dhe kjo deshire individuale ishte rezultat i dy faktoreve: se pari vleresimi qe kishte shoqeria shqiptare per profesionin e ushtarakut, se dyti respekti dhe dashuria e popullit per ushtrine, rolin dhe misionin e saj ne mbrojtje te atdheut dhe ne sherbim te drejtperdrejte te tij. Kishte dhe arsye te tjera te zgjedhjes. Shkollimi ishte falas. Çdo gje: akomodimi, veshja, ushqimi, librat dhe gjithçka tjeter ishte e garantuar nga shteti, pra ishte lehtesi per familjet. Perveç kesaj, shkolla hapte rrugen e nje te ardhmeje te sigurte. Pas 4 viteve studimi ne nje gjimnaz ushtarak, skenderbegasit fillonin etapen e dyte te arsimimit ne shkollat ushtarake dhe me pas ne jeten e ushtrise si specialiste te saj , drejtues nga hallkat me te vogla toge kompani ( bateri),tek me te lartat brigade, divizion, korpus, Ministrine e Mbrojtjes dhe Shtabin e Pergjithshem. Uniforma e bukur e skenderbegasve, cila ngjasonte si uniforme gjenerali ,terhiqte vemendjen e qytetareve dhe sidomos kuriozitetin , fantazine dhe imagjinaten e femijeve , duke zgjuar tek ata deshiren e madhe per te vazhduar shkollen “Skenderbej “.
Krahas programit 4 vjeçar qe ishte i njejte me ate te gjimnazeve civile, rendesi i kushtohej edhe mesimit te nje pjese te armeve te kembesorise, rregulloreve baze dhe te disiplines ne ushtri. Pergatitja fizike 6 ore ne jave gjate gjithe viteve mesimore, kalitja ne fushimet dimerore e verore, ne terrene malore dhe bregdet, kryerja e marshimeve te gjata, mesimi i notit, boksit, mundjes dhe gjithe sporteve te tjera, i jepte shkolles natyren e nje reparti special ushtarak, me te gjitha veçorite qe jep kazerma ushtarake. Ata skenderbegas qe nuk perballonin programin dhe ngarkesen fizike gjate vitit te pare dhe te dyte largoheshin nga shkolla. Kjo rriste dukshem cilesine e maturanteve skenderbegas.
Nje pune e kujdeseshme, me rendesi te jashtezakoneshme behej per te arritur kohezionin dhe lidhjet shoqerore sa me te qendrueshme e te shendosha midis skenderbegasve. Burimi kryesor i ketyre lidhjeve bazohej ne radhe te pare tek disiplina e ndergjegjeshme, kultura e pergjitheshme qe jepej cdo dite, ne edukaten shoqerore te mare ne familje, kushtet e plota per jetese, mesim e stervitje, si dhe ne mesimet politike e morale te kohes se shtetit shqiptar ne periudhen 1945-1990. Skenderbegasit e konsideronin veten si vellezer te nje familjeje te madhe. Tek ta ishte i theksuar parimi “nje per te gjithe dhe te gjithe per nje”. Ky parim nuk ishte vetem ne bankat e shkolles, por ai qendron fuqishem me ndjenja akoma me vellazerore edhe sot, sipas brezave apo vendndodhjes se tyre, ne Shqiperi apo jashte saj. Largimi nga familja dhe mjedisi shoqeror ku ishin rritur deri ne moshen 13-14 vjecare, menyra e jeteses ne shkolle pa kujdesin dhe ndihmen e prinderve, disiplina spartane e mbeshtetur ne rregulla strikte ushtarake, kufizimi i lirive dhe aspiratave rinore per me shume kohe ne marredheniet djem e vajza sic ishin gjimnazet civile etj, formesonin si domosdoshmeri kohezionin e ngushte shoqeror, midis tyre, njekohesisht edhe karakterin burreror te qendrueshem. Ky kohezion favorizohej edhe nga krijimi i kushteve baze per mesim dhe stervitje siç ishin ambjentet e bollshme te jeteses, bibliotekat, palestrat, kinemaja, terrenet sportive, klubet, lavanterite, baza materiale didaktike etj. Ne keto kushte ata e pranuan njeri tietrin menjehere ashtu sic ishin, me te gjitha ndryshimet qe kishin ne origjinen qytetare apo fshatare, veriore apo jugore. Ata ishin te lire te organizonin veprimtari te programuara ne baze shkolle, klase, kompanie, duke marre pjese ne rrethe letrare, artistike, sportive, teatrale, muzikore si dhe vendosjen e marredhenjeve te ngushta me shkollat e mesme te pergjithshme dhe profesionale ne Tirane, per aktivitete te perbashketa argetimi e sportive. Struktura organizative e shkolles “Skenderbej” perbehej nga tre shtylla kryesore:Komanda dhe trupa ushtarake e mbeshtetese, drejtoria arsimore dhe mesuesit civile, trupa e nxenesve. Komandanti i shkolles ishte pergjegjesi kryesor per te gjithe efektivin e shkolles, ushtarak dhe civil. Ai e drejtonte shkollen ne baze te ligjeve, urdherave dhe udhezimeve te Ministrise se Mbrojtjes, Ministrise se arsimit dhe rregulloreve ushtarake. Ai pergjigjej per gjendjen moralo – psikologjike e disiplinore te nxenesve, per kushtet e jeteses dhe mesimdhenies dhe detyra te tjera te percaktuara ne rregulloret e kohes. Drejtori dhe trupa pedagogjike civile pergjigjej per drejtimin dhe zhvillimin e procesit mesimor, ne baze te programit te shkolles se mesme te pergjitheshme ne rang vendi. Aty mesohej historia, gjeografia, gjuha shqipe, letersia, fizika, kimia, biologjia, astronomia, trigonometria, gjuha ruse dhe angleze etj. Lende te rendesishme konsideroheshin edhe pergatitja fizike, marrja e njohurive ushtarake ne baze te kodit moral: Detyra - Ndershmeria – Atdheu. Pra, komandanti dhe drejtori civil i shkolles ishin dy figurat kryesore, me autoritare dhe me te respektuara qe harmonizonin programin e edukimit civilo – ushtarak.
Edhe pse jeta e brendeshme dhe aktiviteti 24 oresh kryhej si ne nje repart ushtarak, trupa pedagogjike ishte e lidhur ngushte me kete organizim. Oficeret, nenoficeret, mesuesit civile dalloheshin per kujdesin e jashtezakonshem dhe dashurine ndaj nxenesve skenderbegas. Ata ishin nga me te miret te zgjedhur ne ushtri apo gjimnazet e vendit. Shquheshin per meritat e tyre ne lidhje me korrektesine, kreativitetin, performancen e larte profesionale dhe qytetare, duke kultivuar tek skenderbegasit pasionin dhe dashurine per atdheun dhe profesionin e ushtarakut. Shumica e mesuesve dhe ushtarakeve kishin studiuar ne Itali, Bashkimin Sovjetik, Austri, Gjermani, France dhe me vone ne Universitetin e Tiranes dhe Akademite ushtarake ne vend.
Edhe sot pas 28 vitesh te mbylljes se shkolles, lidhjet, respekti dhe dashuria reciproke midis ish skenderbegasve dhe edukatoreve te tyre nder vite eshte mbreselenese. Skenderbegasit perulen me nderim te thelle ndaj gjithe edukatoreve te tyre ushtarake e civile nder vite, te cilet per mbarevajtjen e kesaj vatre te shquar te edukimit dhe pergatitjes se nxenesve ushtarake nuk kursyen energjite mendore e fizike, por as diturite e tyre. Ne shkolle sherbyen mbi 300 mesues dhe oficere. Ata mbeten nje shembull i shkelqyer i perkushtimit ndaj detyres, korrektesise, sakrifices dhe gjithe vlerave morale te tyre.
Pas clirimit te vendit dhe deri ne vitin 1992, shkolla “Skenderbej” ka marre pjese ne te gjitha aksionet kombetare te rinise shqiptare, duke u dalluar vecanerisht ne ndertimin e hekurudhave Elbasan- Prrenjas, Milot – Reshen – Klos; ne rrugen e Malesise se Madhe, ne ndertimin e hidrocentraleve ne Koman e Fierze; ne Kombinatin Metalurgjik Elbasan; ne aksionet ne ndihme te bujqesise ne Myzeqe, Ksamil, Bize, Zall Herr, Mirdite; ne likujdimin e pasojave te termetit ne Diber (1967) dhe ne Shkoder (1979). Ata u dalluan ne mjaft koncerte festive, parada, spartakiada, olimpiada te shkollave te mesme, manifestime dhe stervitje te rendesishme te ushtrise, duke u nderuar kurdohere me cmime e vleresime ne rang kombetar. Shkolla “Skenderbej”perfaqesonte ekipet e te rinjve te klubit Partizani ne te gjitha llojet e sporteve, duke nxjerre sportiste dhe mjeshtra sporti te rangut kombetar e nderkombetar. Shkolla “Skenderbej” gjate historise se saj ka marre vemendjen qe i takonte nga shteti shqiptar lidhur me kontributet dhe performancen e saj si nje institucion cilesor arsimor ne koherence me zhvillimet dhe reformat ne Forcat e Armatosura qe mbajti te gjalle dashurine per ushtrine dhe popullin shqiptar. Ajo krijoi nje tradite historike, e cila ka lene gjurme ne ushtrine tone dje, sot dhe per te ardhmen duke krijuar oficerin e ri shqiptar. Ajo pati meriten e pergatitjes te kontigjenteve per shkollat e tjera ushtarake, te rritjes te standarteve te larta per arsimimin ushtarak, duke u bere terreni i proves dhe i garancise per suksese arsimore dhe profesionale te kuadrove te ushtrise. Me dijet e perfituara ne te gjithe hierarkine e shkollave ushtarake, ish skenderbegasit kane bere kariere te shkelqyer ne rradhet e ushtrise, duke u bere gjenerale e ushtarake madhor, komandante, specialiste, pilot e detare te shquar, ministra, profesore e shkencetare, deputet e artiste te medhenj, sportiste e mjeshtra sporti, ambasadore, poete e shkrimtare, biznesmene, politikane etj.
Per vlerat dhe meritat e saj shkolla “Skenderbej” eshte dekoruar me urdhera dhe medalje ndermjet te cilave qendron “ Urdheri i Larte i Skenderbeut ”, duke u bere shembull frymezimi per gjithe rinine shqiptare. Edhe sot, shkollat ushtarake kane se cfare te mesojne nga historia dhe vlerat e kesaj shkolle.
Akademia “Skenderbej”, qe trashegon emrin e shkolles se mesme ushtarake “Skenderbej”, eshte duke i cuar me perpara traditat e pergatitjes se oficereve te FA Shqiptare ne te gjitha fushat, si ne ato te dijeve teorike, shkencore, tekniko-profesionale ne baze te pervojes sone dhe standarteve te NATO-s.
Oficeret e sotem ish Skenderbegas vazhdojne te shkelqejne jo vetem ne akademite tona, por edhe ne ato te ushtrive perendimore. Shume prej tyre jane duke punuar ne misione ushtarake jashte Shqiperise, ne organizmat e sigurise ne Europe dhe ne strukturat e NATO-s.
Shkolla u krijua si domosdoshmeri objektive dhe nevoje permanente e ushtrise shqiptare per kuadro te afte e te pergatitur me arsimimin perkates dhe me formimin demokratik.
Ne vitin 1992 shkolla “Skendebej” u mbyll, duke nderprere veprimtarine e saj, duke humbur statusin si vater kombetare per edukimin patriotik, atdhetar e ushtarak, si fidanishte e kuadrove te ardhshem te ushtrise.
Sot mund te rishikohet kerkesa e perseritur per ta rihapur kete shkolle legjendare. Tradita dhe historia e saj edhe pse kane kaluar 28 vjet nga mbyllja, nuk do te harrohen e anashkalohen kurre.
Sot e ne vazhdimesi, jo vetem ajo pjese e “pioniereve te luftes”, por edhe e brezat pasardhes jane krenare qe militojne ne organizaten e veteraneve te LNCL dhe sidomos ne shoqaten kombetare “Skenderbegasi”, krijuar ne vitin 1996. Kjo shoqate ka ne gjirin e saj rreth 30 mije Skenderbegas. Ajo eshte kthyer ne nje vater te ngrohte atdhetare per kryerjen e aktiviteteve historike te shkolles dhe te ushtrise, te historise te luftrave te popullit Shqiptar nder shekuj, te plejades se “skenderbegasve” te kudo ndodhur, per te perjetesuar Shkollen e Mesme te Pergjitheshme Ushtarake “Skenderbej”.
Burimi: Tribuna e Ushtarakut
Comments