Njohje
Në mungesë të një kritike arti në Shqipëri, portali miremengjes.net ka ngritur një grup me analistë të veprave letrare me shkrimtarët: Pajtim Çaushi, Zoica Gjolla Popi dhe asistent Tanush Çaushi bashke me ekipin. Ne vendosëm të analizojmë romanin "Triumfues" të shkrimtares Endiza Dizdari Dema.
Rreth autorit
Endiza Dizdari Dema ka lindur në Shkodër në vitin 1981. Ka përfunduar Universitetin "Carlo Bo" të Urbinos, Fakulteti i Gjuhës dhe Letërsisë Angleze.
Në vitin 1999 ka botuar librin e saj të parë, novelen "Tetëshja Ideale". Duhet theksuar se ky libër pati një jehone jo të vogël në atë kohë. Pas shumë viteve vjen libri i dytë i autores, këtë radhë një roman me titullin "Triumfues".
Autorja është edhe një përkthyese që ka guxuar dhe arritur të përkthejë me sukses libra të tillë si "Gjaku i Shenjtë", "Grali i Shenjtë" dhe shumë vepra të tjera të autorëve të njohur botërorë.
Triumfues
Kur fillon të shfletosh librin "Triumfues" të autores Endiza Dizdari Dema. Që në fillim e kupton se po hyn në një përjetim të veçantë artistik. Libri të rrëmben me fuqinë e një rrëmbyesi dhe me butësinë dhe dëlirësinë e nje femre joshëse.
Kështu nis udhëtimi i lexuesit në romanin që ka një intensitet të lartë ngjarjesh dhe mendimi meditativ.
Koli, si personazh kryesor në fakt hyn me shpejtësi në roman. Ai jepet se vuan nga një sëmundje shumë e rrallë që nga simptomat duket se është autoimune. I braktisur psikologjikisht, financiarisht, nga kujdesi shëndetësor tashmë i vetëm ai duhet të triumfonte.
Përjetimet e një të sëmuri të pashpresë jepen në mënyrë origjinale dhe herë pas here jepet lufta e gahershme midis shpresës dhe pesimizmit. Ëndrra në karrocë me rrota i shfaqet befas një natë.
Koli, edhe pse mbante mbi shpatulla 50 vite dhe i sëmurë u hodh në kohët moderne ku tashmë duhet të mbijetonte në këtë shoqëri dhe të triumfonte. Vlerat që ai kishte më pare si klloun profesionist do ja njihnin vallë punëdhënësit modern.
Rrugëtimi i Kolit nisi me një interviste pune në një televizion për rolin e kllounit ku mes dilemash të mëdha arrin fitoren e parë. Kjo në të vërtetë ishte fitorja e njerzve të harruar me vlera përballë arrogancës së antivlerave që na ka pushtuar. Vlerat e kohëve duket se u bashkuan për tu bërë universale.
Por, në këtë histori ka dhe një shoqëri pozitive e cila jepet me njerzit e thjeshtë sic është Toni, miku i Kolit. Ai ishte mbështetësi kryesor i tij dhe bisedat me të e bënin jetën e tij me një kuptim.
Ela, kjo vajzë tërheqëse u bë mikesha e tij më e mirë. Në këtë personazh jepet sesi femra diskriminohet në këtë shoqëri dhe nevoja për të drejta të barabarta midis femrës dhe mashkullit.
Dhe kështu personazhi kryesor vazhdon rrugëtimin e tij, ku përpara dalin personazhe te tilla si Olti mendjemadh dhe që merret me fjalë dhe kërkon të arrijë sukses pa punuar vetëm pse është nipi i shefit te madh. Ky karakter është tipik për shoqërinë tonë.
Mesazhi
Por, më në fund jepet edhe triumfimi i vlerave njerëzore dhe profesionale, të cilat i konfirmon edhe shefi i madh Adriani.
Por, e mira dhe e keqja janë dy forca që bashkëjetojnë në natyrë dhe kanë po të njëjtën forcë.
Pikërisht në kulmin e triumfit të vlerave, pasi dha intervistën në një televizion të njohur , personazhi kryesor e përmbush detyrën e tij dhe me një befasi mjeshtërisht largohet nga romani dhe nga kjo jetë.
Por, trashëgimia që la ky personazh në mënyrë të përjetshme është triumfi i vlerave dhe dritës përmbi errësirën.
Po, ai u bë një triumfues dhe i dha trashëgimi botës dashurinë për vlerat njerëzore dhe të mësojmë ti vlerësojmë ato dhe tu japim vendin që u takon në shoqëri.
Me këtë roman, padyshim Endiza Dizdari Dema hyn me një vend nderi në Letërsinë moderne shqiptare. Mesazhi i saj është i qartë: Le të kthehemi tek shoqëria e vlerave.
Comentarios