Nga Pajtim Çaushi*
Novela MJEKJA VETERINERE me autor Doktor Agim Nelaj i jep lexuesit një këndvështrim interesant për përcjelljen e vlerave të diturisë midis brezave.
Realizimi i subjektit të veprës të kujton rrëfenjën antike për trastat e Ezopit.
Po ndërsa fabulisti i antikitetit e kishte fjalen për raportet mes vlerave etike e morale, Agimi nderton raportin njerëzor aq tē domosdoshëm mes rishtarëve dhe profesionistëve, pra mes empirizmit të fillesës dhe përvojës shkencore në fushën e veterinarisë.
Irisi, mjekja veterinere, e sapo diplomuar, ka përballë vështirësi të shumta për të ekzistuar si e tillë.
I duhet të durojë heshtjen, shpërfilljen dhe injorimin e administratës së shtetit sikur demokratik.
I duhet të ndryshojë mentalitetin maskilist për këtë profesion.
Padyshim i duhet që të plotësojë edhe njohuritë e gjymtuara shkencore të profesionit të dhëna me pikatore në sallat e Universitetit.
Ç'mund të bënte e vetme kjo rishtare e veterinarisë përballë vuvërisë së shtetit dhe injorancës së shoqërisë?... Asgjë, ndonēse pasionante për profesionin e saj!
Në këto kushte shkëlqen karakteri i Doktorit me përvojë, humanizmi i tij pa cak e kufi, devocioni dhe detyrimi profesional. Bashkëpunimi i sinqertë mes tyre i jep Irisit forcë karakteri dhe aftesi profesioni.
Doktori i aftë dhe i papërtuar i fal gjithçka pasardhëses së vet pa i kërkuar asnjë sbpërblim.
Kështu duhet të ndodhë në ç'do profesion, na mëson autori, që të mund të realizohet filozofia e suksesit.
E shkruar me stil të thjeshtë dhe realist novela të bën për vete që në faqet e para.
Mendoj se kjo veper e re e Doktor Agim Nelaj eshte sukses jo vetëm për atë, por edhe për shkrimet tona me këtë temë që është të trajtuar aq pak.
*Pajtim Çaushi: Shkrimtar dhe Kryetar i Klubit të Shkrimtarëve Jonianë
Comments