top of page
Search

Shoku Blendi Gonxhe, heshtni ! Është e turpshme...

Nga Lindita Arifi

Unë kujdesem për fëmijët e mi shoku/zoti Blendi... por më shumë kujdeset Zoti...

Kujdesem edhe kur i lë te luajnë në betonin para pallatit... meqënëse në lagjen time s'ka asnjë park ose kend lojrash...

Them beton se para pallatit kam nje pjesë te mbuluar me beton.. si pasojë e grindjes se pronarit te tokes me te pallatit...

Kujdesem per femijet edhe kur u them qe te mos hipin ne ashensor.. se im ate thote qe kete zhurme benin ashensoret ne minierë kur zbrisnin nga nje galeri ne tjetren.

Sa për dijeni pallati ka dy ashensore, por vetem njeri punon.. tjetri nuk eshte bere fare.. eshte si gropë.. dhe pallati e ka kaluar kolaudimin.. paguajme dhe administratorin e pallatit..

Prandaj nëse ndonjëhere hipin në ashensor.. i ruajtë Zoti..

Unë kujdesem për fëmijet e mi dhe në saje të kujdesit tim janë nxënës ekselentë.. kanë marrë dhe bursën e Bashkisë por i kemi ruajtur se mund të na duhen

Per te paguar fakultetin... e di se teorikisht femijet nuk duhet të perfshihen ne hallet e shtëpisë... por shpesh kemi grindje për gjëra luksi.(akullore, çokollata..) dhe fjala s'kam lek është refren i përditshëm..

Ndaj i ruajtë Zoti për ndonje dëm psikologjik..


Unë kujdesem për fëmijët e mi edhe kur mundohem ti bind qofte me sy te perlotur se nuk mund tju çoj te dyve njekohesisht tek futbolli.. si shoket e tyre...

Zoti shoku Blendi unë kujdesem per femijët e mi... kujdesem shumë... edhe pse ndonjëherë e gjej veten duke menduar se s'jam kujdesur sa duhet !

E gjej veten duke menduar..pse vendosa ti rris në Shqipëri ?

Por, jam e bindur që më shumë kujdeset Zoti.

Zotit ja kam lenë amanet dhe kur ecin rrugëve, në trotuar e kam fjalën që i keni zënë me kioska, dhe kur u blej ushqime.. qe se di se kur kanë skaduar po u eshte ndryshuar data, dhe kur i vizitoj tek mjeku qe i shpojnë dhjetë herë sa të gjejne damarin,

Zoti shoku Blendi s'di në keni fëmijë por të thuash që prindi duhej te kujdesej pèr femijën në këtë rast ështe jonjerëzore, e turpshme...

Unë, ajo nënë fatzezë, të gjitha nënat kujdesen për femijët.. por në këte vend që jetojmë ka mbi 25 vite qe veç Zoti kujdeset.

Zot faleminderit ! Zot amanet ! Keto togfjalësha më shoqërojnë çdo mbrëmje e çdo mengjes.

Lindita Arifi


댓글


bottom of page