top of page
Search

Shoqata e Krijuesve Jonianë, idealistët e dashuruar me Letërsinë

Kur u afrohesh brigjeve të Detit Jon, përveç flladit përkëdhelës të dallgëve, aty Zoti ka krijuar një natyrë frymëzuese. Këtu në këtë zonë, që nga Markati, Ninati, Konispoli, Mursia e deri në Sarandë poetët dhe shkrimtarët kanë lulëzuar nga "fara më e mirë" e artit dhe Letërsisë. Është treva Kaoniane e gërshetuar me atë Joniane.

Shoqata e Krijuesve Jonianë është një shoqatë e përbërë nga poetë dhe shkrimtarë, jo vetëm nga qyteti i Sarandës, por edhe nga mbarë trevat shqiptare.

Aktivitetet që ajo ka organizuar dhe organizon kanë jehonë në mbarë trevat shqipfolëse.

Kujtojme aktivitetin e fundit "Triremën e Poezisë Joniane" ku u arrit edhe botimi i radhës.


Aktivitete të shumta zhvillohen edhe për librat e rinj dhe kryhet analizimi i tyre në detaje.

Të nderuar lexues, këtu Letërsia analizohet nga kritikët më të sinqertë të artit, çka mungon në mbarë vendin.

Djep i idealistëve dhe e shkrimtarëve me shpirt të kulluar dhe të sinqertë , ajo e ka ngritur në piedestalin më të lartë artin dhe Letërsinë. Këta shkrimtarë, përveç të tjerave janë edhe intelektualë me një patriotizëm të madh për vendin.

Shkrimtarët e kësaj shoqate janë të profesioneve të ndryshme që nga mësues deri tek inxhinierë.

Në biseda me ta spikat një idealizëm i admirueshëm dhe një dashuri për Artin dhe Letërsinë.

"Garat" e tyre në Letërsi janë miqësore dhe shpejtësia e përsosjes së veprave të tyre është e madhe nga viti në vit.


Sot më datën 21 shkurt 2020 u zhvilluan zgjedhjet për organet drejtuese të Shoqërisë se Krijuesve Jonianë. Gjithsej morën pjesē njëzet e një anëtarë.

Në përfundim të numërimit të votave rezultuan fitues zotërinjtë Pajtim Çaushi - (Kryetar), Hekuran Halili (zëvendeskryetar), Dashamir Malo (sekretar) dhe Bardhyl Maliqi e Vangjel Zafirati (anëtarë) I urojmë shumë suksese të zgjedhurve!


Comments


bottom of page