Ne daten 15 Dhjetor u organizua nje takim lancimi dhe sensibilizues i shoqates “ Jeto Perseri” me titullin: "Te jetosh me Skleroze Multiple ne Shqiperi".
Kjo shoqate eshte krijuar nga nje grup pacientesh me Skleroze Multiple ne Shqiperi dhe mbeshtetes se tyre.
Ne kete takim moren pjese perfaqesues te Ministrise se Shendetesise, QSUT, Bashkise Tirane, Fondi i Barnave te rimbursueshme dhe perfaqesues te shoqerise civile dhe universitare.
Ne kete takim perfaqesuesit e institucioneve te ndryshme shprehen anagzhimin e tyre per bashkepunim me kete shoqate, me qellim permiresimin e pacienteve me skleroze multiple.
Zonja Suena Kranjani si Drejtore Ekzekutive e kesaj shoqate foli perpara mediave dhe te ftuarve per kete shoqate per objektivat e saj. Me poshte fjala e plote e saj:
Ju falenderoj shume per prezencen, e vleresoj pjesemarrjen tuaj si nje mbeshtetje per rrugen tone.
Shoqata Jeto Perseri eshte e re , ne hapat e para te saj. Ishte iniciativa, deshira dhe perpjekjet e vazhdueshme te nje grupi te vogel te cilet duke u nisur nga impakti social ne pacientet me MS dhe familjaret e tyre u bene shkendija nxitese per krijimin e kesaj shoqate. Takimet rastesore dhe, bashkebisedimet mes nesh evidentuan nevojen dhe deshiren e secilit per te biseduar me shume e me shpesh me njeri-tjetri.
Shoqata eshte e te gjithe shoqerise civile , sigurisht duke pasur gjithmone mbeshtetje dhe suport te pazevendesueshem nga sherbimi i neurologjise QSUT dhe ne vecanti shefja e sherbimit Profesoreshe Jera Kruja te cilen gjej rastin ta falenderoj ne menyre te vecante.
Objektivat :
Shoqata Jeto Perseri ka si qellim permiresimin e jeteses per personat me semundje autoimune me fokus Sklerozen Multiple (MS) nepermjet komunikimit te vazhdueshem dhe mbeshtetjes psikologjike, mbeshtetjes per rehabilitim dhe trajtim te vazhdueshem bashkekohor , ndermjetesim per punesim apo pjesemarrje ne aktivitete sociale ,programe dhe trajnime profesionale per te lehtesuar dhe pershtatur jetesen ne kushtet e reja te krijuara nga semundja
Mbeshtetja dhe komunikimi I vazhdueshem dhe me familjaret apo individet qe kujdesen per pacientet, per tiu bere sa me te qarte dhe te lehte bashkejetesen me kete semundje dhe deficitet qe ajo shkakton jane nje ceshtjet me te rendesishme qe ne mendojme se kane rendesi te vecante.
Ndergjegjesimi i anetareve te shoqates rreth semundjes nepermjet programeve te trajnimit eshte ne projektet qe do organizoje kjo shoqate
Permes ketij eventi anetaret e shoqates Jeto
Perseri kane si qellim sensibilizimin dhe informimin e publikut te gjere dhe institucionet publike mbi sfidat e jeteses me MS dhe prioritetet ne shendetesi, infrastrukture apo mbeshtetje sociale per te mundesuar nje jetese dinjitoze per te prekurit nga kjo semundje.
Comments