top of page
Search

"Shoqja" Mimi Kodheli dhe minifundi i Zyshave

Nga Anxhela Qyshka

Sa here qe nje Ministre e Qeverise Rama ose ish ministre apo deputete e parlamentit, hap gojen te thote dicka, menjehere e kupton nivelin e ulet te atyre qe na kane qeverisur dhe po na qeverisin.

Kupton edhe cfare niveli ordiner ka parlamenti shqiptar.

Zoti Rama, ku i keni gjetur keto figura kaq banale dhe pa nivel qe po na qeverisin?

Edhe sikur me qiririn e Naimit ti kerkoje, nuk mund ti gjeje dot…

Kur degjon keto "trendelina" prishet imazhi i qeverise dhe qeverisjes suaj ne menyre galopante.

Kete radhe eshte fjala per shoqen Mimi Kodheli qe flet ne menyre kaq te turpshme dhe diskriminuese ndaj figures se mesuesit.

Mesueset tha ajo, paskan kohe te lyhen dhe te veshin minifunde dhe jo te merren me nxenesit. Dhe nuk le gje pa thene me nje "xhelozi te semure" ndaj mesueseve, motrave tona, nenave dhe tek e fundit femres.

Mesueset duhet te jene beqare?

Mos ndoshta kjo Zonje lahet vetem ne fundjave vetem si ne kohen e Lenka Cukos dhe lyhet e ngjihet vetem ne festa?

Nuk i ngjyen Mimi thonjte dhe buzet valle?

Po minifundin nuk e tund dhe e shkund asnjehere neper festa?

Nese jo shume keq ben, duhet te behet ndopak femer.

Faktet tregojne se lyhet edhe ajo dhe nuk i mungojne elementet e sipershenuara.

Po floket, vetullat dhe syte si ka mundesi qe i lyeni kaq bukur edhe duke mbajtur si peshe te rende ne krahe deputetllekun dhe Ministren dikur? Ku e gjetet kohen ju valle?

Ku e gjeni kohen juve ne parlament, qe mbani si barre hallet e popullit, te lyeni dhe ngjyeni floket dhe te ndryshoni modelin e flokeve si mbreti grate?

Sa kohe perpiqesh te na besh moral dhe demagogji, mundohu te kerkosh permiresimin e kushteve te punes se mesuesve. Mundohu te justifikosh punen tende ne parlament dhe mos u merr me minifunde.

Ky lloj reagimi tregon keto tre gjera:

- Niveli i ulet intelektual dhe banal i atyre qe na qeveris dhe shoqes Mimi?

- Diskriminimin ndaj grave dhe vajzave qe e ka ne koke Shoqja Mimi.

- Xhelozine e semure ndaj figures se mesueses.

Edhe dicka te fundit shoqja Mimi:

Behu femer duke zbatuar gjithe kushtet me te mira dhe mjetet e makiazhit, make-up sepse femra nuk eshte skllave dhe punetore kooperativash me pantallona, por stoli dhe perendeshe e bukurise dhe e diturise. Jo vetem deputetet kane te drejte te lyhen dhe martohen. Jo vetem deputetet kane te drejte te veshin minifund.


Me poshte reagimi i Mimi Kodhelit.


Comments


bottom of page