Nga Silvana Çaushi
Dhe pak dite dhe erdhi Viti i Ri. Si cdo vit, femijet jane ato qe gezojne me shume.
Ato mezi presin te marrin ne dore dhuraten e tyre te preferuar. Kane 1 vit qe e mendojne se cfare duan, dhe tani presin qe "babagjyshi" ose prinderit t'ja sjellin.
Prinderit jane ato qe duan me te miren per femijet e tyre. Nxitojne te blejne shume dhurata, ndoshta me te shtrenjtat, teknologjine me te fundit, ndoshta te bejne konkurence dhe me prinderit e tjere.
Duan qe femijet e tyre te kene plot dhurata, qe kur te shkojne ne shkolle ti "mburren" shokeve / shoqeve sa shume dhurata moren.
Por ju prinder, a e keni menduar ndonjehere, a jane te lumtur femijet me keto dhurata? Para se te shpenzoni leke per gjera materiale, beni nje llogaritje sa kohe keni shpenzuar me femijet ju gjate nje viti? Cfare i keni mesuar ju? A i keni dhene dashuri, ngrohtesi dhe mbeshtetje atyre?
Mos mendoni qe duke blere dhurata ju do kompensoni kohen se munguar. Dhuratat aty jane blihen ne cdo kohe. Koha eshte ajo qe nuk mund te blihet.
Femijet pas disa vitesh nuk do jene me femije, nuk do kene nevoje per dhuaratat e shtrenjta, por do t'jua perplasin ne fytyre mungesen e kohes se kaluar me to, dashurine e munguar.
Kujdes, te dashur prinder. Shpenzoni kohe jo para.
Gezuar Vitin e Ri!
Comments