"ne si shoqeri duhet te marrim nga modelet e huaja kulturore vetem vlerat pozitive dhe te bejme kujdes ndaj cdo lloj importi kulturor, i cili behet me pas nje semundje dhe mundesite per ta parandaluar ate zvogelohen, prandaj le ti ndalim ato para se semundja te beje te veten."
Ndonese jemi ende larg integrimit ne Bashkimin Europian nga pikepamja ekonomike, kontaktet social-kulturore realizohen me shpejtesi teper te admirueshme.
Ne njeren ane,por nga ana tjeter sjellin problematika te shumta te reja per shoqerine tone. Fatkeqesisht, shoqeria jone nuk ka mekanizma mbrojtes per kete.
Shqiperia, e perplasur ne nje tranzicion sa absurd aq edhe te dhimbshem, nga njera ane “mallkon veten”, po te kujtojme prostitucionin,shkaterrimin e vlerave, numrin e larte te divorceve, vetvrasjen e femijeve e shume e shume semundje te tjera sociale te importuara.
Nga ana tjeter gezon teknologjine e re te perendimit te zhvilluar,median sociale, demokracine dhe lirite e sistemit demokratik.
Keshtu lind nje perplasje e madhe qe Prof.Sammuel Huntington me te drejte e ka quajtur Perplasje e Qyteterimeve.
Dimensionet e zhvillimit te shoqerise shqiptare nga ana e konceptimit te demokracise dhe vlerave te saj si dhe perplasjet e kultures,tradites zakonore me modernizmin, paraqesin nje tablo mjaft origjinale dhe interesante.
Ne planin social-kulturor modelet e kultures perendimore kane sjelle edhe kontradikta te medha dhe papajtueshmeri me modelin shoqeror shqiptar te formuar prej shekujsh.
Shqiperia perben nje shembull tipik te kontradiktave te medha kulturore. Por gjithashtu shoqeria shqiptare ka ditur ti zgjidhe me maturi dhe pjekuri keto realitete te kunderta.
Megjithate gjthmone eshte dashur nje periudhe tranzite kohe, e cila eshte e ekspozuar kundrejt semundjeve te ndryshme sociale.
Tashme jemi ne nje faze tranzitore ku behet shkrirja me vlerat e shoqerive me te zhvilluara dhe rreziku i perthithjes se modeleve te gabuara kulturore krahas vlerave te shendosha eshte mese evident. Kjo kerkon nje vemendje te vecante te shoqerise per kete ceshtje.
Pa nje bashkepunim te te gjithe faktoreve nuk mund te parandalohen keto modele negative.
Megjithese aftesia jone per tu pershtatur me ligjshmeri dhe sjellje te reja eshte per tu admiruar, perseri jo domosdoshmerisht cdo sjellje e importuar eshte e mire.
Familja shqiptare ende qendron ne pozita te forta dhe kjo eshte nje vlere e madhe qe duhet ruajtur.
Reformimi ne familje duhet te konsistoje me teper ne barazine gjinore dhe ndaljen e dhunes dhe te ruaje disa vlera pozitive qe i ka.
Institucioni i marteses per shqiptaret eshte i pacenueshem, i shenjte vazhdon edhe sot dhe kjo con ne nje ekuiliber shoqeror te admirueshem.
E permenda familjen per te treguar se ato vlera te cilat ne i kemi te trasheguara prej shekujsh, sic eshte uniteti i familjes dhe ndikojne pozitivisht ne jeten tone nuk kemi perse ti tjetersojme.
Pikerisht, sipas sociologeve perendimore nje nga pikat e dobeta te modelit perendimor te organizimit te shoqerise eshte krisja e familjes.
Me ane te mekanizmave e projekteve te ndryshem keto shtete tentojne te kthejne normalitetin ne familjet e perendimit.
Duke shfletuar Prof. Sammuel Huntington tek libri i tij i famshem "Perplasja e qytetrimeve" ai shpreh faktin se shoqerite joperendimore ne fazen e tranzicionit importojne ne menyre marramendese kulturen e vendeve me te zhvilluara,por krahas vlerave ata marrin edhe semundjet si prostitucioni, droga, homoseksualet etj.
Ndoshta eshte rasti te theksojme se shoqeria shqiptare krahas shkences dhe teknologjise perendimore qe po e perthith gjithnje e me shume ka, bere pjese te saj edhe semundje te renda sociale. A ka mundesi te shmanget kjo?
Une gjykoj se eshte ende koha ta mbrojme shoqerine tone nga semundjet e importuara.
Duke sensibilizuar opinionin publik, hapjen e debateve te gjera per semundjet sociale si dhe masave me efikase ligjore etj.
Shqiperia, si nje vend i kontradiktave te medha ka dhene shembullin e nje bashkejetese dhe harmonie te admirueshme vecanerisht midis feve. Kjo vlere teper e rralle per kombet e tjera duhet ruajtur nga ekstremizmi fetar qe ka filluar edhe hedh rrenje ne Shqiperi dhe shpesh ne predikime fetare zene vend edhe fryma e percarjes. Ky eshte nje rast tjeter i nje importimi negativ, pasojat e te cilit ndoshta sot nuk mund te vihen re,por gjithsesi sinjalet e para jane dhene.
Si perfundim do doja te theksoja se ne si shoqeri duhet te marrim nga modelet e huaja kulturore vetem vlerat pozitive dhe te bejme kujdes ndaj cdo lloj importi kulturor, i cili behet me pas nje semundje dhe mundesite per ta parandaluar ate zvogelohen, prandaj le ti ndalim ato para se semundja te beje te veten.
Bình luận