Shqiptarët nuk po qeverisen nga rilindja por po sundohen!
Besoj që të gjithë jemi dakort që Shqipëria ka gati 7 vjet që sundohet e nuk qeveriset.
Kjo është edhe arsyeja se përse vazhdoj të përsëris ftesën për të reaguar kundër këtij rregjimi, kundër kësaj diktature të re që po instalohet në Shqipëri.
Ne sot vazhdojmë të sundohemi nga një pushtet që nuk ka në listë asnjë nga ne, me përjashtim të oborrtarëve të tij, tashmë të gjithë jemi të qartë, që ky pushtet i ka rrënjët e tij te vjedhja e votës, te deformimi i vullnetit të qytetarëve. Ky sundim e nisi rrugëtimin e tij pas viti 2013 dhe mori vulën dhe bekimin me zgjedhjet e 2017. Të gjithë e dimë se çfarë katastrofe ndodhi në zgjedhjet e 2015 apo 2017 pa folur për votimet e 2019 që ishin më shumë se turp për këtë qeveri.
Sot është koha që ne të gjithë bashkë si qytetarë të lirë, të reagojmë fort për rikthimin e një demokracie funksionale, për një Shqipëri të shanseve e mundësive të barabarta për cdonjërin nga Ne.
Në një demokraci normale funksionale pushteti jep llogari qytetarëve, dhe jo qytetarët pushtetit, në një demokraci normale pushteti iu shërben qytetarëve dhe jo qytetarët pushtetit. Nëse kjo nuk ndodh atëherë, duam apo nuk duam ne jemi në diktaturë.
Të gjithë ne po vuajmë e do vazhdojmë të vuajm mbi kurrizin tonë pasojat e borxheve që kjo “qeveri” vazhdon e merr në emrin tonë e të fëmijëve tanë, pa të cilat kjo qeveri e ka të pamundur të qëndroj në këmbë, sidomos pas tërmetit të 26 nëntorit dhe pas Covodit 19.
Sot shqiptarët janë të stresuar më shumë se cdokush tjetër, pasi shumica po humbasin punën në privat si pasoj e rënies së ekonomisë, një pjesë kanë frikë mos humbasin punën edhe në shtet, pasi shteti është bërë njësh me pushtetin, i cili i përdor rrogat për të mbajtur në këmbë një ushtri shërbëtorësh dhe militantësh për të shpërndarë apo bërë like faqeve të qeverisë.
Unë do të kërkoja një reflektimi nëpërmjet disa pyetjeve për secilin prej Nesh, duke e filluar nga familja jonë, nga të afërmit, nga komshinjtë , nga miqtë, nga gjithë komuniteti ku Ne jetojmë:
A Ju ka kontaktuar njeri nga pushteti qëndror apo vendor në këtë situatë që po kalojmë?
A keni përfituar suport finaciar gjatë kësaj periudhe (familjet në nevojë)?
A jemi dakort me këtë lloj qeverisje nëpërmjet fcb?
A jeni dakort me këtë lloj menaxhimi që qeveria po bën në këtë situate?
A ndjehemi vërtetë të lirë?
A jemi në demokraci reale?
A kemi një shtet funksional?
A kemi Parlament?
A kemi Gjykatë Kushtetuese?
A kemi Gjykatë të Lartë?
A kemi Pushtet Vendor të zgjedhur?
A kemi media të lire?
A kemi institucione të lira e të pavarura?
E nëse JO, atëhere a pranojmë që jemi në diktaturë? E nëse këto qëndrojnë a duhet që të gjithë bashkë të ngrihemi??
Është koha që këto të drejta dhe institucione t'ia kthejmë me të gjitha format dhe mënyrat e lejuara demokratike qytetarëve, qoftë duke protestuar dhe mbajtur distancimin social.
Miqtë e mi! Eshtë koha të reagojmë!
Ky regjim çdo ditë e më shumë që kalon është një kosto e lartë për ne dhe për vendin, prandaj duhet ndalur me çdo çmim, me çdo mënyrë e me çdo formë.
MOS HARRO NE NUK PO QEVERISEMI, NE PO SUNDOHEM I!!
Comentários