top of page
Search

SHQIPËRI -TË DUA

Nga Nexha Reçica


Të dashur qytetarë të Durrësit, të dashur shtetas të Republikës së Shqipërisë, ju përshëndes dhe uroj që të kaloni caste sa më të mira!

Bashkimi mes nesh vec ka ndodhur, pavarësisht se kalova një kufi dhe më kërkuan letërnjoftimin.

Për herë të parë Durrësin e vizitova në vitin 1999, edhe pse si refugjate, e dëbuar me dhunë,për herë të parë e ndjeva ngrohtësinë dhe mikëpritjen bujare,ashtu sic e bënë durrësakët në kohëra të këqija dhe të mira.

Edhe pse isha atë kohë me trauma të luftës, posa frymova në këtë qytet me traditë mikëpriteje dhe kulturore, u ndjeva rehat. Andaj shfrytëzoj rastin t'i përshëndes të gjithë qytetarët e Durrësit për mikëpritjen që na e bënë atëherë, si dhe tani që na mirëpresin me ngrohtësinë dhe buzëqeshjen e tyre,e që u jam cdo herë mirënjohëse

Nga ajo kohë Durrësin e vizitoj vazhdimisht. Më pëlqen të pushoj këtu. Jam e lumtur, kur shoh se cdo vit ndryshohet për të mirë,rindërtohet dhe ka marë pamjen më të bukur se kurrë. Tani mund të them se mund të krahasohet me disa vende evropiane për ecuritë që i ka pasur vitet e fundit.

Një përparim i tillë,edhe pse më tepër në mënyrë spontane, por megjithate është arritur qëllimi. Eshtë punuar dhe punohet mjafte në drejtime të ndryshme, si nga ana e shtetit,ashtu edhe e popullatës për zhvillimin e turizmit,dhe si fillim ka ecur mjafte mirë.


Ne që nuk jetojmë këtu, por që e vizitojmë shpesh,më së miri i shohim ndryshimet,apo ngecjet,për të cilat këtë rast nuk bëhet fjalë.

Sa herë që vij këtu,vërej ndonjë ndryshim për të mirë. Edhe pse ka ende shumë për të bërë,e mendoj për zhvillimin e turizmit,por shpresoj,që me kohën do të realizohet,ashtu sic u bë gjer më tani.

Uroj qytetin që të ndërtohet edhe më tutje dhe në të ardhmen që të ketë sa më shumë pushues!

Gjithashtu ju uroj suksese të pergjithshme ne cdo lëmi!

Falenderoj gjithë ata që dhanë kontribut dhe punuan e na mundësuan kushte më të mira që ne sot të jemi bashkë!


Me respekt!


N.Recica

Commentaires


bottom of page