top of page
Search

Shqipëria 20 vende më poshtë në lirinë e shtypit

Ina Zhupa


Shqipëria përkeqësim madhor, plot 20 vende më poshtë nga viti i kaluar, në Lirinë e Shtypit në raportin e Organizatës Reporterët pa Kufinj!


Në treguesin që përfshinë 180 vende, Shqipëria radhitet në vendin 103-të duke shënuar një rënie prej 20 vendesh krahasuan me vitin e kaluar kur renditej ne vendin e 83-të.


Në raport thuhet se ndërsa pavarësia editoriale kërcënohet nga rregullimi partiak i medias, integriteti fizik i gazetarëve cenohet nga krimi i organizuar, nga dështimi i shtetit për t'i mbrojtur ata dhe madje edhe nga dhuna policore.


Qeveria kërcënon pavarësinë e redaksive nëpërmjet institucioneve shumë të politizuara të rregullimit të medias dhe menaxhimit të medias publike. Gazetarët kritikë ndaj qeverisë përballen me sulme të rregullta politike që synojnë t'i diskreditojnë ata dhe kanë vështirësi t’i qasen informacionit publik.


Mosndëshkimi i krimeve të kryera kundër gazetarëve, i kombinuar me përpjekjet politike për t'i diskredituar ata, krijon një klimë dhune që mund të nxisë sulme të reja.


Në vitin 2021, gazetarët që mbulonin protestat dhe operacionet e zbatimit të ligjit pësuan disa akte të dhunës policore.

Commentaires


bottom of page