top of page
Search

Shqipëria nuk është prona jote z.Kryeministër

Nga miremengjes.net

Afganët, pjesa e kundërshtarëve tashmë pret që të evakuohet nga tmerri i Talebanëve.

Është njerëzore që këta njerëz mos të lihen në duart e ferrit që ka ardhur tashmë në Afganistan.

Në këtë kuadër edhe Shqipëria padyshim duhej të jepte rolin e saj modest.

Por, mënyra sesi kjo gjë ndodhi tregoi edhe njëherë se është këputur litari midis pushtetit dhe shqiptarëve dhe se mospërfillja ndaj votuesve ka arritur kulmin.

Tashmë na duket sikur jetojmë në një vend ku skemi të drejtë të pyetemi.

Nesër mund të na shesin një pjesë të Shqipërisë nga Kryeministri jonë humanist dhe askush mos të na pyesë.


Askush nuk pyeti për këtë çështje?

As Parlamenti nuk u pyet as Presidenti. Nuk u pyetën as bota akademike dhe as shqiptarët.

A duheshin pyetur shqiptarët për këtë çështje?

Kjo tregon një arrogancë dhe servilizëm të panevojshëm nda USA.


Të ngresh flamurin i pari dhe të bësh reklama për pritje madhështore të afganëve është e tepërt dhe fyese për shqiptarët që ndonëse në atdheun a tyre nuk i pyeti kush.


Edhe nëse i detyruar sikur kesh qenë z.Kryeministër të paktën sa për sy e faqe të kishe pyetur institucionet përkatëse dhe shoqërinë civile.


Mandati i tretë i Ramës që në fillimet e veta tregon një mentalitet sulltanati oriental.

Shqipëri nuk është kopshti yt z.Kryeministër.

Atdheu nuk është prona jote.

Ky është vendi i shqiptarëve dhe pa pyetur ata ti s'mund të veprosh.

Ky është minimumi i minimumeve.

Mikpritjen e shqiptarëve tregoje në shtëpinë tënde jo në Tokën e shqiptarëve.

Comments


bottom of page