top of page
Search

Shtatë pëllëmbë mjekra, por shtati tri i gjatë!...nga Pajtim Caushi

Njihet nga përrallat ky lloj personazhi. Në fakt simbolizon të keqen e djallëzoren midis mesh.

Disa e quajnë edhe Kryedjalli, të tjerë i thonë thjeshtë e shkurt Mjekra. Unë po marr të dytin se s'ma mban me të parin.

Dihet, moda e mbajtjes së qimeve në faqe, nofulla e gushë është bërë tek ne si buka me dhallë.

Të rinj (të rejat jo se s'duan, por s'kanë), mesorët, të moshuarit nuk dalin dot para pasqyrës po qe se s'janë të mbuluar nga qimet ngjyra ngjyra. Vajmedet por hajde se janë pa dëm e siklet se veten shohin dhe tek vetja mbeten.


Por hall se moda e qimes dhe e mjekrës ka bujtur edhe ne pallatet e Qeverisë, të Parlamentit e kohët e fundit edhe tek liderët e Opozitës.


Në fakt vallen e nisi Kryeministri. Pas tij hyri në të edhe nënkryeministri që, ndonëse është i pakët nga kurmi, u bë i rëndësishëm nga mjekra. Nga dëshira dhe të mësuarit kopjacë u turr edhe tufa e ministrave meshkuj të futeshin në vallen lojcake të qimeve e mjekrës.

Njerëzit nënqeshnin me ironi e thoshnin: - Thuaj e mendo ç'të duash ti ore shokozotëri, por Opozita e ka faqen të pastër si krua e te shkëlqyer si pasqyrë.

Ja shihi, gjen ndonjë mjekrosh midis tyre?... Jo, asnjë as për shenjë s'ka!


Mirëpo, s'kaloi shumë dhe dikush me sy të bardhë e hëngri me sy Opozitën bardhoshe. Si e qysh e hëngri syri i keq këtë Opozitë kaq të pastër? - do pyes dikush nga ne që s'dimë sa dinë ata lart. Përgjigja s'do fjalë, por vetëm sy.


Ja ku u dukën në ekrane edhe qimoshët e mjekroshët opozitarë. Në fillim Gazmendi e pas tij Enkelejdi. Edhe të tjerë po bëhen gati të shfaqen sapo t'u rriten edhe pakëz qimet e faqes e te mjekrës se moda është si pune e kurvës: po e nisi kurvërimin, s'heq dorë prej tij deri sa të kthej patkonjtë.


Atëherë, kthehemi majtas, mjerkra, kthehemi djathtas mjekra. Shohim para e prapa, prapë mjekra. Kërkojmë të shohim shtatin s'ka... s'ka...s'ka! Dhe kur e pamë ç'të shihnim?... Një kocomi sa një mi!...

- Eh o liderucët tanë me mjekrën mbi shtatë, por me trupin e pakët vetëm tri të gjatë! - psherëtijnë njerëzit e thjeshtë e të butë si... pambuk!

Comments


bottom of page