top of page
Search

Shtepite e historise se Konispolit lihen me qellim te shkaterrohen nga qeverisja e majte

Nga Tanush Caushi

Prej kohesh eshte premtuar e sterpremtuar se shtepite historike te Konispolit do te restaurohen dhe mirembahen.

Jemi ne perseritje dhe perseritje te premtimeve te qeverisjes se majte qe tashme jane kthyer ne genjeshtra butaforike,

Shtepite e Takajve, Plakajve dhe te familjeve te medha ose me ndryshe pallatet e fisme jane lene ne meshire te fatit, nderkohe qe Rilindja Urbane ne menyre selektive ka rikonstruktuar shtepi te reja qe nga pikepamja historike nuk kane piken e rendesise.

Rikonstruktohen fasadat e nomeklatures komuniste dhe te njerzve te Partise Socialiste, por jo shtepite historike qe jane lene ne gjendje te mjeruara sic i shikoni ne foto.

Vetem shtepite historike te familjeve qe kane bere historine e Konispolit nuk jane ne plan kurre nga qeverisja e majte dhe pushteti lokal te restaurohen.


Po kush jane keto shtepi qe jane gati ne rrenim?

Keto jane shtepite qe kane krijuar, udhehequr dhe nderuar Konispolin.

Keto jane historia e Konispolit dhe krenaria tij.

Por, kjo nuk jane krenaria per te majten e Konispolit, e cila Konispolin e njeh si Kooperative dhe vend blegtor dhe bujqesor.


Eshte koha qe qeveria dhe pushteti lokal te reagoje dhe ka kalur tashme me kohe e me vakt. Pushteti lokal te tregohet i drejte me kulturen dhe me historine e Konispolit.

Ndersa qeveria rikonstrukton shtepi me perzgjedhje politike per rikonstruksion le te beje se pari rilindjen e historise.

Nese nuk ka reagim atehere na lind e drejta te themi se keto ndertesa lihen me qellim te shkaterrohen dhe persekutimi vazhdon.

Comments


bottom of page