Shtëpitë tona janë si faqe
– janë faqe guri!
Shtëpitë tona janë gjymtyrë
janë brezni
-jetojnë edhe si rrënoja
Edhe kur bien
Edhe kur ngriten këndojnë
Edhe kur janë të veshura me pluhur
Përsëri këndojnë
buzëqeshin me qiellin
lavdërohen për shpëtimarin
Shtëpitë tona janë si bora
-janë të bardha kur nuk janë të zbrazëta
Për shtëpitë tona
Luten të gjallët në tokë
Luten të gjallët e buzëqeshur në qiell!
Shtëpitë tona janë si faqe
-po janë faqe guri
Janë dhe mushkëri ajri
Na mbajnë gjallë
Janë dorë shpëtimtari
dorë jete
buzëqeshje drite
në fytyrën e një femre!
Autore:Rabije Bytyqi-Prizren
Comments