top of page
Search

Shënomëni dhe mua...!(shënim i detyruar)

Nga Pajtim Çaushi

Ky ka qenë titulli i një drame të viteve '80 të shekullit XX vënë në skenë nga Teatri Kombëtar.

Kjo pasthirmë dikur teatrore në funksion të politikës së kohës, sot ka zbritur shesheve, kampeve, kancelarive e studiove televizive. Përditë e më tepër po gjen terren te përhapet kudo ku mund dhe ngado që njerëzit e gëlltisin symbylltas. Për të qenë më konkret po shenjoj më poshtë disa bërthama narrative.

Ja, unë mendoj se kjo ishte logoja e fshehtë e protestës së djeshme në sheshet e Tiranës. Fasada e saj qe kundër qeverisjes dhe pro BE, por në fakt oshë tinte me thirrmën Shënomëni dhe mua të dyshes drejtuese te PD e PL. Pra, ju që keni bujtur në Tiranë, na shikoni, takoni, shënoni edhe ne të dyve.

E tille ka qenë edhe gjakosja e pakuptimtë e kryetarit të Foltores nga dikush që "aq trimërisht" hapi qarkun hermetik të shoqëruese dhe arriti të grushtonte në fytyrë vet kryetarin. Megjithatë, pasthirma Shënomëni (shikomëni) dhe mua nuk ishte e "trimit" goditës, por e të dhunuarit në përkthimin:

"Shikoni ju te BE... kush jam une... si sillen me mua... me europianistin e ketij vendi...! etj... etj..."

Po kështu edhe dhunuesi. Me veprimin e tij, por vecas me sjelljen tepër të egër e shtazarake të shoqëruesve"syshqiponjë" të liderit demokrat ai deshi t'u tregonte të huajve dhe vendasve që ta shikonin e shënonin edhe atë si viktimë të brutalitetit opozitar.

Pasthirma Shënomëni dhe mua mandej u artikulua nxitimthi nga ambasadat, presidenti, kryeministri, deputetët, ministrat, ishministrat pra nga gjithë kupola politike e vendit apo ajo e akredituar.

Natyrisht ne këtë maratonë pasthirmash shenjuese nuk mund të mbetej pa u shfaqur me zell servilash edhe media jonë e "pavarur". Se të kuptohemi, mediat tona janë të pavarura njëlloj si kecat e therur që i varin kur i rrjepin.

Kokëposhtë programi... menjanim i samitit të BE... kryelajm gjakosja e liderit të opozitës ... goditëse qeveria... mburojë policia...

Pas sikur goditjeve me shoshoqin brenda kupolës, erdhi bashkimi i spektrit të ngjyrave partiake. Dhe si...?

Egërsim dhe tjetërsim i gjithë kupolës pa dallim partish a ndarje postesh... Të bashkohemi... të mbrohemi nga të grabiturit... nga të plackiturit... nga të shiturit... nga të mbyturit... nga viktimat... nga lypsarët...

Thirrma e bashkësisë së kupolës gjëmoi ngado në formë kërcënuese dhe me ndërrim numri. U artikulua në numrin shumës që të dilte më e fortë dhe me kanosëse:

Na shënoni edhe ne...

sus se jemi Olimpi...

gjuajme fort me rrufe...!

Habitshëm, për ata që duhet të thirrnin sa të hapej qielli dhe të kërkonin t'i shënonin si të gjakosur. të humbur, të zhdukur heshten.

Askush nga media më e "pavarur" e deri tek më e varuara nuk u kujtua të thërriste:

- Shënoni edhe tridhjetë e nëntë fëmijët shqiptare të zhdukur nga kampi i azilantëve në Angli...!

- Shënoni edhe gratë e gjakosura e të vrara nga dhunues shtazë që shëtisinte lirë shëtitoreve e mitingjeve...!

- Shënoni edhe për Granit Xhakën, shqiptarin e kapitenin e madh të skuadrës zvicerane që u përball me njëmbëdhjetë dhunues serbë të ekipit të tyre që u vërsulën për ta mbytur në mes te gjithë globit mbledhur në Katar.

Kuptohet, këtë thirrmë nuk e lëshuan as të sipërshënuarit e enumeracionit që nga ambasadat deri tek ministrat e ishministrat me nga së paku katër vila.

Atëhere, pse nuk thirrni edhe për këto me sipër dhe qindra të tjera të pa shënuara ashtu si thirret, bërtitët e kërcënuat për viktimën e pafajshme të një grushti të paligjshëm...?!

Comentarios


bottom of page