Duket se propozimet e mjekëve do na imponojnë mënyra të të jeturit dhe punuarit. Është ende e paqartë sesi mumd të mbrohesh nga virusi në kushtet e reja, kur virusi është kaq nanometrik saqë praktikisht duket e pamundur ti shpëtosh.
Gjithmonë e më shumë është e qartë se kjo është një luftë që herët apo vonë do të përballemi të gjithë dhe është e pamundur mos të takohemi me këta bashkëjetues. Duket se e vetmja
Kështu edhe në vendim tonë, tashmë sipas traditës së krijuar së fundmi është mjeku Pëllumb Pipero. Ai ka dhënë një intervistë për Vasilin.
Pjesë e kësaj interviste po e paraqesim më poshtë:
Vasili: Çfarë mendoni për këto masa zoti Pipero?
Pipero: Unë vetë jam pak natyrë radikale, por nuk jam për masa radikale, për ndarje me xhama nëpër avionë e trena. Mjafton një maskë dhe jemi në rregull. Nuk duhet ta mbajmë botën dhe veten nën tension dhe presion. Sigurisht që ky virus ka shumë pasojë, ka dëme, por ka një mundëësi për ta parandaluar...
Vasili: Pra ju po thoni që në një fluturim 2 orësh me avion, ku ajëri është i kondicionuar, mjafton vetëm një maskë?
Pipero: Një maskë dhe një kontroll para fluturimit mjafton për të qenë të sigurtë dhe të qetë në avion. Përderisa s'kemi një vaksinë do të mbetemi nën gjemba dhe jo të qetë. Por mjafton të mos hedhim spërkla te dikush tjetër dhe nuk ka asnjë problem. Unë e kuptoj që diksuh mund të mos ketë simptoma, dhe mund ta hedhë spërklën te dikush tjetër, por mjafton një maskë e thjeshtë. Nuk jam për këto masa radikale.
Vasili: Kudo po vendosen xhama peçikllasi, nëpër sportele...
Pipero: Nuk mendoj që është e nevojshme të përdorim këto masa.
Comments