top of page
Search

Si te menaxhojme projektin kur nuk kemi titullin “Project Manager” Nga Tanush Çaushi

Me siguri qe nese dikush do tiu pyeste nese do te deshironit te beheshit Menaxher Projekti apo tju propozonin per nje pozicion te tille, pergjigjja do te ishte:

- Po une mund ta bej kete pune.

Sigurisht, te nxitur nga deshira e madhe per karriere dhe per te ardhura me te mira do te bente qe ta pranonit kete propozim. Edhe pse ne praktiken e perditshme ndeshemi shpesh me praktika dhe me situata te tilla, ndoshta do te ishte me mire te merrnim parasysh nje kosto oportune te perfitueshmerise. Ndonese ne nje treg te deformuar sic eshte Shqiperia, une mund te jem nje Menaxher Projekti me titull, kjo ne planin afatgjate nuk do me jepte perparesi si profesionist nese une nuk do te kisha njohurite e domosdoshme per ta kryer kete pune. Pavaresisht ketij fakti ne shpesh detyrohemi te bejme kompromise etiko-profesionale ne kete drejtim pasi ne fund te fundit tregu ky eshte. Minimalisht nese gjendeni ne nje situate te tille duhet te beheni nje person autodidakt qe te filloje te mesoje vete ne Literature bazat e menaxhimit te projektit. Disa nga elementet e menaxhimit te nje projekti qe do tiu sugjeroja:

- Plani i menaxhimit te paleve te treta dhe investitorit

- Percaktimi i qellimit te punes

- Plani i Menaxhimit te Projektit perfshire koston

- Pergatitja e Project Charter

- Pergatitja e Planit te ekzekutimit te projektit

- Programin e detajuara te punimeve, ku te perfshihen resurset dhe kosto e integruar

- Planin per perfundimin e projektit dhe dokumentacionin final.


Keto ishin disa nga elementet baze qe une mendoj se duhet te plotesojme minimalisht per te menaxhuar ne Shqiperi nje projekt me Investitor shqptar.

Natyrisht certifikimi dhe njohurite me te thelluara ne fushen e menaxhimit te projekteve do te benin qe projekti te menaxhohej shume me mire.



コメント


bottom of page