Të nderuar, jemi duke jetuar në kohë kur shumë të këqija kanë marr hov,prandaj nëse ju rastisë të takoni apo fëmiu juaj të përjetojë nje abuzim,ndiqni këta hapa!
1.Ruaje qetësinë!
2.Binde që ai nuk ka bërë asgjë të keqe!
3.Vetë fakti që të është afruar dhe të ka treguar për ngjarjen,tregon se ai ty të beson.Prandaj,binde edhe ti atë se i beson plotësisht atij dhe që je i/e lumtur që ai të tregoi ty për atë që po i ngjan!
4.Ofroi rehati(afroje)-I thuaj se ju e doni pavarësisht çfarë të këtë ndodhur dhe do t’a ndihmoni!
5.Sigurohuni që fëmiu nuk ka ndonjë lëndim, i cili kërkon trajtim mjekësor të menjëhershëm dhe gjithashtu kujdesuni për sigurinë të të dy juve!
6.Mos korigjo gjuhën të cilën e përdor fëmiu gjatë tregimit.Ai mund të mos i njohë termet e duhura për aktin specifik.Analizojeni mirë atë gjuhë dhe të njëjtën të pandryshuar raportojeni te profesionistët!
7.Raportoje abuzimin e fëmiut te autoritetet e vendit!
8.Mos e merr në pyetje fëmiun!
9.Mos sugjestiono për atë se çfarë ka mundur të ndodhte!
10.Mos manifesto :tronditje,lodhje apo dyshimin tënd!
11.Mos përdor fjalë apo shprehje të cilat mund t’a trembin fëmiun ,si:”përdhunim”,”burgim” apo shprehje të tjera të ngjajshme!
12.Gjithsesi të konsultoni psikiatrin më të afërt të fëmijëve!
Dr.Rrezearta Sahiti-specialiste e psikiatrisë së fëmijëve dhe adoleshentëve.
Comentários