Juve mund t'ju ketë ndodhur të keni përgatitur një projekt shumë të bukur apo një punë voluminoze cilësore dhe të ndiheni jo i/e vlerësuar.
Mendohuni pak, se ndoshta arsyeja e këtij mosvlerësimi është se juve nuk e keni prezantuar punën tuaj siç duhet.
Ndërkohë kolegja apo kolegu ka organizuar një prezantim dhe ka krijuar kështu një imazh më të mirë se juve.
Sigurisht, arsyeja se përse duhet të përgatisni një prezantim, nuk është t'ja kaloni kolegut apo koleges, por të prezantoni punën tuaj në mënyrë sa më efiçente dhe produktive.
Një tjetër arsye e dobishme se përse është i nevojshëm prezantimi është edhe kërkesa që mund të vijë nga Investitori apo eprori juaj apo klienti.
Përgatisni pra një prezantim. Bëjeni këtë veprim rutinë të punës suaj. Më besoni, nuk është e tepërt, por e domosdoshme.
Programi më popullor për këto raste është Powerpoint. Sigurisht që ka dhe programe të tjera si smartdraw apo Vizio.
Në punën e përditshme ekziston nevoja për të paraqitur shumë gjëra për shumëllojshmërinë e audiencës.
Mund të jetë një prezantim biznesi, një prezantim për çështje teknike, inxhinierik apo prezantim i një produkti.
Qëllimi kryesor i prezantimit tuaj tek e fundit është edhe ofrimi i informacionit të duhur njerëzve në sasinë e duhur dhe cilësinë e duhur.
Ky shkrim ka në brendësi disa këshilla dhe orientime nisur nga përvoja ime dhe literatura ndërkombëtare.
Para fillimit të prezantimit, është e rëndësishme të përgatisni planin e punës dhe të përshkruani prezantimin tuaj. Para se të filloni me slajdet duhet të parapërgatisni këto gjëra themelore:
- Cili është tema e prezantimit?
- Kush ëahtë audienca dhe sa audiencë ka nga ana sasiore?
- A do prezantoni gjatë takimit online apo para audiencës fizikisht etj.
Ja disa këshilla:
- Studioni temën mirë përpara se të ndërtoni prezantimin.
- Kohëzgjatja totale e prezantimit e pjestuar me numrin e slajdeve jep kohën minimale që ju duhet të shpenzoni për ç'do slajd.Pra, bëni një planifilim të mirë.
- Gjithmonë filloni prezantimin me një prezantim të shkurtër, sfond interesant dhe qëllimin e prezantimit.
Në këtë mënyrë, do të fitoni vëmendjen dhe do të ndërtoni raporte të ngushta me audiencën.
- Dhe mos harroni të kujtoni audiencën që të bëjë pyetje në fund të prezantimit ose edhe gjatë takimit. - Mos qëndroni në një slajd gjatë si kohë, por deri sa e shikoni se ekziston një interes i madh për atë slajd. - Përdorni fjalët më të zakonshme dhe më të thjeshta për t'u kuptuar sa më qartë. Duhet të keni parasysh që audienca mund të jetë me profesione të ndryshme dhe kultura të ndryshme. - Përpiquni që prezantimin ta tregoni me fjalët tuaja dhe jo ta lexoni. - Pyesni audiencën herë pas here që të merrni konfirmimin që po ju ndjek gjatë prezantimit. - Drejtoni pyetje audiencës që ti mbani të angazhuar. - Kërkoni audiencës të bëjë pyetje dhe komente gjatë prezantimit. - Gjatë prezantimit dhe në fund jepni adresën tuaj që ata të mund tju kontaktojnë. Dhe mos harroni të falenderoni audiencën tuaj për kohën e tyre që ata shpenzuan për të marrë pjesë në prezantimin tuaj.
Suksese në punën tuaj dhe mos harroni:
- Prezantoni punën tuaj!
Kommentare