top of page
Search

Sikur atdhetarët në Tiranë dhe Prishtinë

Një fakt nga faktet

Per fëmijët shqiptarë të shkollave të Luginës se Preshevës nuk ka tekste në gjuhën amtare për të gjitha lëndët. Kryesorja, s'ka tekste të lëndëve bazë të identitetit kombëtar: Histori e Shqipërisë dhe Letërsia Shqiptare.


Shpresa

Fëmijët, prindëerit dhe mësuesit e Luginës së Preshevës i mbajnë sytë e shpresën tek Tirana dhe Prishtina. Domosdo që kanë të drejtë. Kushtetutat e tëe dy pjesëve të ndara në dy shtete e kanë të ligjëruar detyrimin për të ndihmuar shqiptarët në çdo cep te Tokës.

Mandej a nuk u kanë premtuar vet presidentët, kryeministrat e ministrat e arsimit të dy pjesëve të ndara?...

Dhe po nuk i ndihmove për tekste mësimore, përse mund t'i ndihmosh tjetër?...


Tragjike, e turpshme, anti atdhetare

Dukja e parë e këtij fakti është tragjizmi. Të jesh shpërfillës ndaj një nevoje iluministe të fëmijëve të kombit tënd është njëlloj sikur t'i thotë prindi fëmijës:

- Ik se s'të dua, nuk je fëmija im!

Këtë të paktën le ta quajmë papërgjegjshmëri dhe hipokrizi. Mund dhe duhet t'i themi dhe ndryshe se roli i puthadorit të sunduesit dihet si quhet. Ky qëndrim, dashur pa dashur atje të çon!

Pra fakti që u transmetua dje në mediat e vendit nuk është vetëm tragjik, por edhe i turpshëm dhe anti kombetar!


Si zgjidhet?...

Shumë thjeshtë nëse kanë pakëz ndjeshmëri për detyrimin kushtetues.

Le t'i zbatojnë projektet e buxhetit.

Le t'i realizojnë PPP - të e tyre me emer.

Le t'i bëjnë sikur konkurrimet në tenderat.

Mund të zgjedhin njërin prej këtyre të fundit dhe të heqin mënjanë pjesën e vjedhur korruptive e ta përdorin për abetaren, historinë e leximin letrar për fëmijet e Luginës së Preshevës.

Jam i sigurt se do të mjaftojnë dhe teprojnë për t'u dhënë në dorë vocrrakëve shqiptarë të Lugines tekste mësimorë në gjuhën amtare.


miremengjes.net

Comments


bottom of page