Eshtë thënë nga disa se vendi ku kemi lindur gjëndet në zgrip e zhgënjim.
Eshtē stërthënë se tek ne e keqja gdhëndet në gurë, ndërsa e mira shkruhet në ujë.
Po kështu thuhej e thuhet se mediat tona shkrimore apo vizive kombëtare jo vetëm s'janë organe informimi objektiv dhe edukimi, por kanë afruar rreth vetes tufa kockalëpirësish që u tundin para gojëve të çaplyera tenxheren me supë te prishur.
Puna e tyre e vetme eshtë të ndjekin apo të nuhatin mos shrynë ndonje re nga shallvaret presidenciale, kryeministrore, kryeopozitare, deputetore, ministrore apo kryebashkiake.
E mos qoftë thënë që ata të mos gjënden atje për ta mërisur, transmetuar e shkruar tenë e dalë prej shallvareve msdhoshe!
O Zot, ç'qënie të përçudnuara!
Një veprimtari ndërkombëtare
Në fundshtator në qytetin e bukur shqiptar të Sarandës u zhvillua një veprimtari artistike e quajtur TRIREMA E POEZISE JONIANE, edicioni XIII ku morën pjesë poetë, studiues e profesorë nga nëntë vende të Globit.
Nuk kemi dëgjuar apo shikuar event të tillë në asnjë qytet të vendit, bile as në kryeqytet. Pra, do ta kishte zili edhe Tirana!
U njoftuan patjetër edhe mediat kombetare se ngjarja ishte ndërkombëtare. A e merrni dot me mend përgjigjen e dhënë prej mediave mjerane te kockalēpirësve?...
Kemi angazhime te tjera më të rëndëdishme
Jemi të zënë diku jashtë Shqipërisë!
Emisione "të rëndësishëm" mediatikë
Janë tepër interesantë, shumë tërheqës, jashtëzakonisht të kërkuar nga të papunët, asistentët, lypsit, endacakët, pra shumica e shqiptarëve!...
Si do të jenë veshjet vjeshtore 2019 të femrave dhe meshkujve në botë dhe në Tiranë?
Java e sfilatave të veshjeve dimërore në Paris!
A dhe pse po kthehet moda e viteve pesedhjetë në sfilatat e modës?
Si duhet te jenë ndërtimet anti tërmet?
(Një zonjë e nderuar, profesore Leonora që deshi të thoshte diçka të saktë shkencore per problemin u zhurmua nga megafonët e ngjirur e të prishur të tufës së analistëve "enciklopedistë")
Ka ngrënë apo s'ka ngrënë drekë Rama me Metën?
U grind apo u përqafua Basha me Kryemadhin?...
O Zot, çfarë çorbe derrash që gatuajnë tv tona moderne!
"Lajme" mediatike
Rama bëri katër orë mbledhje me qeverinë dhe grupin deputetor për të trembur tërmetin.
Basha i tha Ramës: " Hap krahun!" Batuta e Ramës: "Do t'I hap krahun treni karrocës?!..."
Njeriu i Bashës, zoti Kaso vajti nē komisionin për kodin zgjedhor, dha mësime dhe kërcënime mandej ia krisi për SHQUP.
Ministri i turizmit Klosi bëri aksion tek kanali i Çukës, iu mblodhen qindra vullnetarë (në të vërtetë pesë sa për t'u filmuar).
Ministri i Bujqësisë Çuçi e hëngri vet pjeprin per t'u treguar të gjithëve virgjërinē e frutit.
Kryebashkiaku Velia do marre pjesë në maratonën e pleqve...
O Zot, ruaji prej vetes!
Përfundimi
Reja e shallvareve të "të mëdhenjve", qoftë fufël apo më zhurmë dëgjohet e shumohet nga tufa e mediave kombëtare.
Puna e bukur, tërheqëse dhe edukative e mendjes së të "vegjëlve" zhurmohet e verbohet nga mediat moderne "atdhetare".
Kështu ndodhi edhe me TRIREMEN tonë. Të sipërmit e shpërfillën me fodullëk. Miqtë tanë të "vegjël" e transmetuan atje ku mundën.
Gazetari sarandit Agron Mema tek TELRGRAFI dhe ne portale. Gazetarja televizive Shpresa Dine e pasqyroi tek tv JONI e SARANDA. Profesori e Mjeshtri i Madh, Miho Gjini nē fb. Pra, me modesti e sinqeritet atje ku u shkonte fjala.
S'mund të le pa përmendur këtu përkushtimin, përkrahjen, reklamimin e pasqyrimin që i bëri kësaj ngjarje ndërkombëtare portali MIREMENGJES.NET i drejtuar me dinjitet dhe objektivitet nga zoti Tanush Çaushi.
Po pse vetëm të "vegjlit", të mëdhenjtë ku janë?...
Nuk u intereson asgjë atyre veç reve si vezë të prishura të shallvareve tē mëdha?!...
Po ata që mbledhin thashetheme, si flugerët erën rrotull e brenda Bllokut, apo thurrin fjali praragrafe duke kullotur syte lajmeve të ekraneve per të thurrur "opinione"?...
Si do ta bēnin pakëz mē mirë "punën e do te ishin pakëz më të vlefshëm:
të shkruanin për jeten reale qe e kanë para syve, apo të nxinin me fraza të konsumuara kotkoti shtyllat e panumërta tē gazetave boshboshi?!... Punë për ta, por jeta ka raporte e limite mes dobisë e padobisë...
Comments