top of page
Search

Sildi Koqini, votë për Konispolin jo politikën

Ndonëse në pamje të parë mund të mendoni se ky artikull është politik, aspak do të thoshim. Në fakt, Sildi Koqini është një vajzë konispolite e talentuar dhe e dashuruar me Konispolin. E buzëqeshur, e edukuar dhe plot talente, ajo tashmë na ka bërë një ftesë.

Një ftesë të sinqertë për Konispolin dhe konispolatët:

Një votë për të për në Këshillin Bashkiak.

Një votë që ti japë dinjitet Çamërisë së mbetur, krahinës çame të Konispolit.

Një votë për kujtimin e një tragjedie të tërë.

Një votë për të ardhmen e bukur të zonës ku të rinjtë janë e ardhmja.

Një votë prosperitetin e zonës.

Krenare për vendlindjen, ka synuar gjithmonë promovimin e Konispolit si aset historik, kulturor e turistik.

Beson në potencialin e jashtëzakonshëm që Konispoli ka për tu zhvilluar jo vetëm si një pike e rëndësishme bujqësore, por edhe si një atraksion turstik ku bukuritë natyrore gërshetohen me historinë dhe trashëgiminë kulturore.

Duke pasur gjithmonë në mendje më të mirën për shtëpinë e saj, Sildi e sheh pjesëmarrjen në këshillin bashkiak si një mundësi për të përfaqësuar të rinjtë, vajzat e gratë, fermerët dhe për ti dhënë zë çështjes çame nga vet bashkia e Çamërisë.

 

Më poshtë pak biografi:

Sildi Koqini kryeson listën e Partisë për Drejtësi Integrim dhe Unitet për këshillin bashkiak të Bashkisë Konispol.

E diplomuar pranë Fakultetit të Shkencave Sociale në degën e Administrimit të Shërbimeve Sociale.

Sildi punon si menaxhere projektesh në disa organizata jo fitimprurëse, me projekte që përfshijnë të rinjtë, mjedisin, turizmin, zhvillimin rural, etj.



Commentaires


bottom of page